Situata te Partizani/ Disa afrime “të zhdukura”, jashtë planeve ende pa ardhur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2024 | 22:01

Situata te Partizani/ Disa afrime “të zhdukura”, jashtë planeve ende pa ardhur

Nëse vjet mund të thoshim se Partizani është një nga skuadrat me më shumë lojtarë dhe opsione në stol, këtë edicion ky konstatim nuk qëndron edhe aq.

trajneri i PARTIZANIT

Të paktën duke parë zëvendësimet që Veselinoviç bën, ai kufizohet në disa emra të caktuar lojtarësh dhe pjesa tjetër duket se nuk e bindin. Në mesfushë, nëse luan Ismaili në formacion, Veselinoviç aktivizon Taipin nga stoli, teksa në mbrojtje lëvizja e vetme që ka bërë është Zguro për Buxhelajn. Në sulm nga stoli është preferuar sistematikisht Bintsuka dhe ndonjëherë Keko.

Pjesa tjetër e stolit përgjithësisht janë të rinj të talentuar, që presin shansin e tyre. Përmendim këtu emra si Osmanllari, Janjeva, Mintongo, Shanaj, Kote, Rifa apo Piloto. Zëvendësues është kthyer edhe Preka, teksa për tu shënuar është fakti se pjesa më e madhe e lojtarëve “të zhdukur” janë të ardhur nga merkatoja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"