Situata te Partizani, vetëm përmbysja e shmang… “furtunën” nga të kuqtë
E sotmja në 20:00 nuk është aspak një ndeshje e zakonshme për Partizanin.
Të kuqtë do të duhet të përmbysin humbjen 2-0 të ndeshjes së parë kundër Iberias për të kaluar në turin e tretë, por edhe për të shmangur një “furtunë” largimesh në skuadër, por edhe në rolet drejtuese. Kjo verë ka qenë e vështirë për skuadrën dhe klubin në tërësi, si në fushë, ashtu edhe në merkato. Skuadra kaloi me vështirësi maltezët e Marsaslokut pas dy ndeshjesh të komplikuara, që u zgjidhën vetëm në minutat e fundit.
Nga ana tjetër lojtarët e ardhur nga merkatoja nuk kanë mundur të rrisin nivelin e ekipit në këto ndeshje dhe nuk janë parë tërësisht gati. Janë larguar disa titullarë kyç, por ende nuk është përmbyllur asnjë shitje, e planifikuar nga klubi për të rritur fitimet në fund të një sezoni që u mbyll pa titullin kampion. Duket sikur një valë ndryshimesh po i vjen rrotull Partizanit, që ka vetëm një shpëtim.
PËRMBYSJA – Kalimi në turin e tretë është kushti i vendosur nga drejtuesit për këto ndeshje të Ligës së Konferencës. Arritja e këtij objektivi do të ishte “streha” e vetme për të shmangur “furtunën”. Duhet thënë se pavarësisht presionit që ekziston përreth, skuadra është parë shumë e bashkuar dhe e bindur se mund të kualifikohet.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"