Situata te Pogradeci, trajneri Nikaj: Na duhen 3 përforcime

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2024 | 18:25

Situata te Pogradeci, trajneri Nikaj: Na duhen 3 përforcime

Samuel Nikaj është më i kënaqur nga pjesa e miqësore. Trajneri i Pogradecit për “Panorama Sport”, thekson se kërkohen edhe tri përforcime.

Nikaj pogradec

“Pjesën e parë jam i kënaqur sepse 70-80 % e detyrave u zbatuan. Fituam dyluftimet dhe kishim rinisje të shpejta, por çaloi pak pas fundit.

Ndërsa në pjesën e dytë me përjashtim të Qeleshit dhe Vagnerit pjesa tjetër nuk ishte aty ku unë prisja. Duhen të paktën dhe 3 përforcime të rëndësishme dhe me ardhjen në formë të Razës dhe Karabatiçit besoj do jemi pretendent për më shumë”, përfundon Nikaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"