Situata te Tirana/ Vetëm 2 fitore në 8 duele, pas Kukësit nisi kriza e madhe
Tirana do të luajë me Kukësin në një sfidë që do të thotë shumë. Bardheblutë fituan 2-1 në Kukës me vendësit, por pas asaj sfide gjërat nuk shkuan mirë për Tiranën.
Në tetë takimet e ardhshme, nënkampionët kanë siguruar dy fitore, katër humbje dhe dy barazime. Shkurt, kanë grumbulluar në tetë javë tetë pikë, ndërsa me Kukësin 11 pikë në nëntë javë. Duhet pranuar se pas Kukësit gjërat ndryshuan dhe bardheblutë pësuan dy humbje rresht, me Erzenin dhe Laçin. Shehi iku dhe skuadrën e mori Ahmataj.
Nga ana tjetër, Tirana ka vuajtur në maksimum punën e kartonëve dhe dëmtimet dhe vetëm pas pauzës së kombëtares mund të kemi një Tiranë më të plotë. Me Kukësin, Nga ana tjetër, në këtë sfidë do të luajë Kozi në portë. Mbrojtja përbëhet nga Doka, Hoxhallari, Najdovski e Përgjoni. Në mesfushë Deliu, Jonuzi dhe Hasani. Në sulm treshja Abazaj, Kaina e Haxhiu. Dy lojtarë rrezikojnë të humbasin sfidën me Erzenin. Ata janë Jonuzi dhe Hila pasi kanë nga tre kartonë të verdhë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"