Situatë absurde në futbollin kosovar, klubi publikon videot dhe përjashton portierin: Hetojeni këtë rast…  

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2024 | 23:40

Situatë absurde në futbollin kosovar, klubi publikon videot dhe përjashton portierin: Hetojeni këtë rast…  

Një situatë e pazakontë është regjistruar në ligën e dytë në futbollit kosovare, teksa klubi KF Rilindja 1974 përmes një njoftimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se kanë përjashtuar portierin Armend Ruxhi. Arsye për këtë vendim të marrë është fakti se klubi dyshon se Ruxhi ka trukuar ndeshjen ndaj Drenicës. 

porteriiii

Përmes këtij njoftimi ata i kanë bërë thirrje FFK-së që të hapin hetim në lidhje me rastin, ndërsa Ruxhi do të mbetet i suspenduar deri në një afat të pacaktuar.  

“Pas ndeshjes së fundit të xhiros së IV-të ndërmjet KF Rilindja 1974 dhe KF Drenica, dhe pas analizimit të detajuar të video-incizimeve dhe rrjedhës së ndeshjes, KF Rilindja 1974 ka vendosur të suspendojë për një kohë të pacaktuar portierin tonë, Armend Ruxhi deri në zbardhjen e plotë të dyshimeve të ngritura. 

Ne kërkojmë nga organet kompetente të Federatës së Futbollit dhe drejtësisë që të hetojnë sa më shpejt këtë rast, pra angazhimin e portierit tonë gjatë kësaj ndeshje. 

Në videot e mëposhtme mund të shihni pamjet e golave të pranuara nga Armend Ruxhi. 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"