Postuar: Janar 18, 2025 | 18:56
Situatë alarmante te Tirana, zv.trajneri Ohri: Kemi probleme psikologjike, pësuam gol të habitshëm
Situatë alarmante te Tirana, pas humbjes 0-4 ndaj Egnatias. As trajneri Magani dhe as ndihmësi i tij i parë Dervishi, nuk pranuan të flisni për mediat pas ndeshjes, teksa për mikrofonin e “RTSH”, foli zv.trajneri i dytë, Endri Ohri, i cili shkurtimisht u shpreh:
“Kemi një problem psikologjik. Pjesa e parë ishte aty aty, ishin të gjithë të përqëndruar. Në pjesën e dytë ndikoi lodhja dhe përqëndrimi. Ai goli i pësuar ishte i habitshëm. Duhet ta kalojmë këtë momentin, të përpiqemi të jemi më të fortë, nuk e meritojmë të jemi këtu. Loja është 90 minuta, duhet të bëjmë më mirë”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"