Situatë e pakëndshme për yllin amerikan, hajdutët i hyjnë në shtëpi dhe policia i zbulon pa dashje të dashurën sekrete
Java e fundit nuk ka qene dhe aq e këndshme për Xho Barrou. Ylli amerikan i NFL, është bërë protagonisti fatkeq i një historie paksa të çuditshme pas një grabitje në shtëpinë e tij.
Të hënën në darkë, hajdutët hynë në vilën e tij me vlerë 7,5 milionë dollarë, ndërsa ylli i Sinsinatit po luante ndaj Dallas në kampionatin e NFL. Si për çudi, alarmin e dha modelja Olivia Ponton dhe jo e dashura Olivia Holzmaher, me të cilin Barrou është i lidhur që në vitin 2017.
Çifti nuk është “zyrtarisht” i ndarë, por tashmë rezulton se në shtëpinë e tij ishte një modele dhe jo partnerja me të cilën mendohej se Barrou ishte gati të martohej.
Policia ka zbuluar identitetin e personit që kishte bërë telefonatën për të lajmëruar tentativën e grabitjes në vilë dhe kjo ka futur më shumë në telashe sportistin i cili ka disa shpjegime për të bërë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"