Sjellja e një kapiteni, Danilo i kërkon Juventusit të ndryshojë kontratën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2024 | 13:37

Sjellja e një kapiteni, Danilo i kërkon Juventusit të ndryshojë kontratën

Danilo nuk e sheh veten pjesë e formacionit startues këtë sezon. Dhe pavarësisht se gjërat mund të ndryshojnë, kapiteni i “Zonjës së Vjetër” ka treguar se është i gatshëm të konkurrojë për një vend. Dhe pse kontrata i përfundon në fundin e edicionit, Danilo ka një klauzolë që mund ta rinovojë automatikisht.

danilo

Nëse 33-vjeçari luan 50 përqind të ndeshjeve plus një, atëherë kontrata rinovohet deri në vitin 2026. Vetë braziliani i ka kërkuar klubit ta heqë këtë opsion nga klauzola.

Dhe kjo jo për shkak se dëshiron largimin nga Juventus ku ndodhet që në vitin 2019, por kërkon të mos vendosë në presion trajnerin Mota dhe po ashtu lojtarët të ndihen të barabartë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"