Skandal në Milano/ Përfituan shtëpi me gjysmë çmimi me mik, Marota në listë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2024 | 8:39

Skandal në Milano/ Përfituan shtëpi me gjysmë çmimi me mik, Marota në listë

Mes personave që kanë përfituar prona me gjysmë çmimi në një zonë shumë të shtrenjtë të Milanos është edhe emri i presidenti të Interit, Xhuzepe Marota.

MAROTA

Sipas një vëzhgimi të bërë nga Agjencia e Territorit shumë persona kanë gjetur lidhjet për të ulur vlerën e shtëpive apo vilave që kanë me qira. Në rastin e Marotës, për një apartament 120 metra katrorë në zemër të zonës së Brerës do të paguajë 19 mijë euro në vit.

Ndërkohë që vlera reale e një apartamenti të tillë në atë zonë është 42 mijë euro. Marota nuk është i vetmi, por një prej emrave të shumtë që kanë bërë lëvizje të tilla për të shpëtuar shumë para në xhepat e tyre.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"