“Skandal, presidenti i federatës çon djalin e tij në Lojërat Europiane”, kampioni shqiptar letër ministres

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2019 | 21:41

“Skandal, presidenti i federatës çon djalin e tij në Lojërat Europiane”, kampioni shqiptar letër ministres

Kampioni shqiptar i Qitjes, Arben Kucana i ka drejtuar sot një letër të hapur ministres së sporteve, pasi sipas tij ka ndodhur një skandal i vërtetë.

62589540_632025180648834_772957331456524288_n

(Arben Kucana)

Kucana pretendon se federata e drejtuar nga presidenti Stefan Rrufam ka bërë një shkelje skandaloze, duke çuar në europian djalin e presidentit, i cili sipas Kucanës ka 10 pikë më pak se ai. Ja letra e plotë që Kucana i drejton ministres së sporteve dhe KOKSH-it.

LETRA E PLOTË

E nderuar zonja Besa Shahini, Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinise,

I nderuar zoti Konstandin Shkurti, Zv. Minister i Arsimit, Sportit dhe Rinise,

I nderuar zoti Vladimir Gjonaj, Drejtor i Drejtorise te Sportit / Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinise,

I nderuar zoti Stavri Bello, Sekretar i Komitetit Olimpik Shqiptar,

Leter e hapur dhe ankese kundrejt  presidentit te Federtes Shqiptare te Qitjes Sportive z. Stefan Rrufa.

Quhem Arben Kucana dhe jam qites i Federates se lartpermendur.

Jam kampioni kombetar i vitit 2019 si dhe te pakten 10 viteve te fundit.

Kam perfaqesuar Shqiperine me nivel te larte ne Lojrat Olimpike Londer 2012.

Po ashtu kam qene Kampion Ballkani dhe rekordmen si dhe numeroj suksese te shumta

ne arenen kombetare dhe nderkombetare.

Federata e qitjes nominon papritur dhe pa njoftuar asnje vendim nga kryesia me date 08 qershor 2019 djalin e presidentit Rrufa te perfaqesoje padrejtesisht vendin tone ne Lojrat Europiane ne Minsk.

Link i KOKSH: https://www.facebook.com/olimpikshqiptar/photos/a.201085283268164/2407218659321471/?type=3&theater

 

Rezultati im mesatar eshte e pakta 10 pike siper ketij sportisti. Une bej pjese ne eliten nderkombetare te qitjes

dhe jam pa diskutim qitesi me i forte ne Shqiperi. Ne te gjitha garat zhvilluar si brenda dhe jashte vendit

e le mbrapa me distance te madhe.

REZULATET E GARAVE TE FUNDIT:

Per hollesi shikoni linkun: https://www.issf-sports.org/competitions/results/detail.ashx?cshipid=2545&resultkey=Q10000_I_2705190845.1.AP60.0

ËORLD CUP_MUNICH_10M AIR PISTOL MEN  (Qitesat e Federates Shqipetare)

Vendi 57 KUCANA Arben me pike 572-21x

Vendi 133 RRUFA Henri me pike 560-12x

Vendi 144 CERINA Arben me pike 557-14x

 

RESULTATET E KAMPIONATIT KOMBETAR 11 MAJ 2019_10M Pistolete me ajer_Meshkuj

Vendi 1 KUCANA Arben me pike 570

Vendi 2 RRUFA Henri me pike 559

Vendi 3 CERINA Arben me pike 553

 

Djali i presidentit nuk figuron akoma ne asnje rangliste boterore ose europiane

sepse rezultatet e tij jane akoma shume te uleta.

Per vertetim shikoni linkun e Ranglistes Europiane te Qershorit 2019:

Europian Ranglist 10m Air Pistol Men: http://www.esc-shooting.org/u/ranking/2019/06/m/10m_air_pistol_men.pdf

ARBEN KUCANA_Vendi 47te

HENRI RRUFA_ jashte renditjes, nuk eksiston fare si emer

 

Ketu kemi te bejme hapur me nje konflikt interesi.

Ti mohosh te drejten e perfaqesimit kampionit kombetar ne fuqi eshte nje krim

qe fundos bazen demokratike te sportit ne Shqiperi.

Kush nuk respekton rezulatin sportiv thyen hapur prinzipet e kartes olimpike.

Kjo eshte nje e drejte elementare ne sport dhe shkelja e saj perben veper penale!

Zoti Rrufa e drejton federataten sikur ta kishte prone private te trasheguar nga babai.

Per te Shqiperia ka vetem nje talent dhe ky eshte djali i tij edhe pse ai nuk i afrohet dot

kampionit kombetar ne fuqi as te thembra. Keshtu si e ka nisur ky president nuk eshte cudi

qe ne kampionatin qe vjen nuk na lejon te garojme fare!

E pa imagjinueshme! As ne nje diktature si Koreja e Veriut nuk ndodhin keto gjera.

Perfaqesimi i Shqiperise ne arenen nderkombetrare nuk eshte nje enderr e zotit Rrufa

por nje zgjedhje e bazuar tek rezultatet e arritura.

Ky veprim eshte njesoj sikur federata e atletikes te zevendesonte nje sportiste elitare si  “Luiza Gega”

me nje tjeter vetem se kjo e fundit mund te ishte vajza e presidentit!

Po ashtu mosha nuk perben ne sportin e qitjes asnje kriter. Vetem rezultati vendos per nivelin e nje sportisti.

Ne kete sport nuk ka vend per diskutime sepse piket flasin vete.

Kjo shkelje flagrante e ligjit per sportin nga zoti Rrufa njollos direkt edhe Komitetin Olimpik Shpiptar.

Ju falenderoj qe perpara me besimin qe ju si institucione qe monitoroni dhe mbroni te drejtat e sportit

ta ktheni ne vend kete padrejtesi qe po behet perpara syve tuaj.

Me respekt,

Arben Kucana

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"