Skandali/ Luhet ende në të zezë, qeveria harron bastet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2024 | 22:48

Skandali/ Luhet ende në të zezë, qeveria harron bastet

Qeveria nuk ka bërë ende asnjë reagim për bastet sportive online në Shqipëri, edhe pse ato janë bërë të ligjshme që prej datës 1 prill 2024. Pak ditë më parë “Panorama Sport” publikoi një artikull në lidhje me zvarritjen që po i bëhet rikthimit të basteve, pasi diçka e tillë ka sjellë pasoja në shumë qytetarë. Strukturat përkatëse morën përsipër që për një afat 6 mujor, kompanitë të fillojë punën në vendin tonë.

rikthehen bastet detajettt

Por, deri tani nuk ka asnjë lëvizje në lidhje me hapjen e tyre dhe ngritjen e strukturës për të mundësuar dhënien e licencave tek ato kompani që janë të interesuara për të operuar në Shqipëri. Diçka e tillë është kthyer problem në kohët e fundit, pasi policia vijon me aksionet kundër atyre që ushtrojnë këtë aktivitet, si edhe shumë qytetarë janë shoqëruar në komisariat për vënie bastesh.

Diçka e komplikuar pasi mund të ketë shumë njerëz që mendojnë se bastet janë bërë të ligjshme, sepse ashtu kanë dëgjuar. Ndërkohë ata janë duke luajtur ende në të zezë, pasi Komisioni i Licencave (struktura që do të ngrihet për të dhënë 10 licenca në Shqipëri) nuk është ngritur ende. Kjo sepse pesë nga shtatë anëtarët caktohen nga ministritë përkatëse si Ministria e Brendshme, Financave, Ekonomisë, Çështjeve Sociale dhe Drejtësisë.

Në këtë drejtim gjithçka po zvarritet dhe me ndryshimet e fundit në kupolat drejtuese të këtyre ministrive, ky proces vështirë se do të shkojë drejt një zgjidhje dhe nuk dihet se kur do të marrë fund vendosja e një basti në të zezë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"