Skemë 4-3-3 dhe Abah si numër 10, Bledi Shkëmbi ndryshon planin në derbi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2024 | 9:25

Skemë 4-3-3 dhe Abah si numër 10, Bledi Shkëmbi ndryshon planin në derbi

Bledi Shkëmbi ka vendosur që të ndryshojë gjithë formacionin për sfidën me Dinamon. Ulje në stol të disa titullarëve dhe ndryshime pozicionesh për të tjerë.shkembiKështu, në stërvitjen e fundit, numri një i Tiranës vendosi të lërë jashtë Micin dhe të kthejë mbrojtjen me katër. Risia tjetër do të jetë aktivizimi i Rimal Haxhiut, pasi u gozhdua në stol gjatë sfidës me Teutën. Një fanellë titullari do të fitojë edhe Gjumsi, ndërsa jashtë mbetet Ermal Meta.

Shkëmbi do të rreshtojë një 4-3-3, me një tjetër risi. Abah si “play-maker”. Ekipi dje në stërvitje, u rreshtua me Selmanin në portë. Gjumsi djathtas. Dy qendrat janë Dembele e Kola, si dhe majtas Ismajli. Në mesfushë, Soler ia del të luajë nga minuta e parë.

Në krah të tij është Jonuzi ose Meta, ndërsa pak më përpara do të jetë Abah. Në sulm, një treshe zjarri me Haxhiun djathtas, në qendër Zharmuni dhe majtas Prengaj. Shkëmbi do të hedhë në fushën e lojës, pesë lojtarë ofensivë për të fituar ndeshjen e dytë në kampionat.TREYPANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"