“S’kemi përvojë për titullin”, Alegri surprizon me deklaratën: Nuk jemi si Interi…
Juventusi ndaj Leçes u rikthye te fitorja, por skuadra duket ende me probleme. Për të analizuar situatën ka menduar Masimiliano Alegri në një intervistë për kanalin e Juventusit.
Ekipi nuk duket akoma në binarët e duhur. Ju si mendoni?
Nuk bëhet fjalë për binarë të duhur, në fakt skuadra m’u duk shumë e pjekur të martën. Leçes nuk i lejuam asnjë goditje në portë. Të shtunën humbëm një ndeshje të guximshme ndaj Sasuolos dhe duhej të kuptonim se nuk duhej ta humbnim më në atë mënyrë.
Si shumë nervoz dolët nga fusha…
Sepse ishim në epërsi numerike e nuk duhej të luanim një top në qendër duke rrezikuar kundërsulmin, por me dy ndeshje në pak ditë lodhja ndihet edhe në vendimet më elementare.
Përse vuani të mbani të njëjtin ritëm gjatë ndeshjeve?
Ndonjëherë nuk mund ta kuptoj pse flisni për paqëndrueshmëri. Nëse duam të bëhemi një ekip që godet një mur, mund të bëhemi. Megjithatë, vështirë se do t’i arrijmë qëllimet tona. Unë gjithmonë them se ka shumë ndeshje brenda ndeshjes.
Skuadra e nisi mirë me Leçen, duke sulmuar dhe krijuar mundësi. Nuk mund ta mbajmë këtë ritëm gjatë gjithë garës. Në Udine bëmë mirë sepse shënuam 2 gola, por kishim ndjesinë se mund të merrnim më shumë. Kur vjen nga një humbje si Sasuolo, ndeshja tjetër nuk është e vështirë, por shumë më tepër.
Ishte dënim apo frymëmarrje lënia në stol e Gatit?
Rugani ka luajtur një ndeshje si dikush që ka 8 vite te Juventusi. Ai ka marrë sharje dhe ofendime, edhe kur luante mirë. Të luash ndeshje si ajo ndaj Leçes nuk ndryshon asgjë, por e bëri me qetësi. Prania në fushë ishte ajo e dikujt që ka shumë vite te Juventusi.
A patë ndaj Leçes pasoja të humbjes me Sasuolon?
Jemi një ekip në rritje. Nëse pengohesh në një moment euforie si Sasuolo, rrëzohesh dhe vritesh shumë. Juventusi ka veçanërisht nevojë për ekuilibër. Nëse barazon një ndeshje, është një tragjedi globale. Nuk është se kemi lindur dhe rritur menjëherë, ka hapa për të ndërmarrë. Kjo skuadër do të ketë të ardhme, sepse ka teknikë dhe vlera morale të rëndësishme. Duhet vetëm që të mbajë këmbët në tokë. Për të fituar duhet të punosh shumë.
Sa e vuan Rabio faktin që nuk zhvilloi fazën përgatitore me ekipin?
Patjetër qe po. Ai po rritet dhe sapo të nxehet do të aktivizohet në ndeshje, sepse ka një fizik të rëndësishëm, pasi do të fillojë të rrisë shpejtësinë e motorit. Sidoqoftë, jam shumë i lumtur nga ai.
Çfarë i mungon Juventusit për t’u bërë antagonist i Interit?
E kam thënë dhe e them sërish, nuk është se i them gjërat sepse dua të fshihem, sepse Interi, Milani dhe Napoli janë aktualisht më të pajisur se ne për të fituar titullin. Njëri është kampion i Italisë, Milani fitoi dy vite më parë, megjithatë Interi është një ekip i fortë, ka qenë gjithmonë dhe këtë vit ne kemi shumë lojtarë me pak përvojë.
Pra, është përvoja që mungon?
Po, por ne kemi ritëm, lojtarë që mund të rriten. Ndaj Leçes, pasi u zhbllokuam mendërisht luajtëm edhe më mirë, Rabio u përmirësua shumë, Kambiazo ishte pak i tensionuar në pjesën e parë dhe më pas edhe ai u përmirësua shumë, duhet pak durim, për të thithur gabimet që mund të ndodhin, por edhe më pak paraqitje të bukura, sepse disa ndeshje nuk janë të lehta.
Them se duhet pak durim. Faxholi po rritet, Mireti po rritet, Ueah duhet të përshtatet, teksa kemi gjetur Mekenin, i cili nëse është i mirë për të mbajtur këtë lloj vëmendjeje është një lojtar që ka forcë të madhe.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"