Postuar: Nëntor 22, 2024 | 23:45
Skënderbeu-Dinamo është kthim në të kaluarën. Nga Daja te Meksi, ka shumë emra që kanë lënë shenjë në Korçë
Korça dhe stadiumi “Skënderbeu” janë një ambient i njohur për disa nga pjesëtarët aktualë të Dinamos, duke nisur nga stoli.
Trajneri i bluve, Ilir Daja, e ka drejtuar ekipin korçar për dy vjet e gjysmë dhe në krye të tij jo vetëm ka fituar titullin kampion të Superiores, por edhe ka shkruar historinë duke shkuar deri në fazën e grupeve të Ligës së Europës. Bruno Dita ka kaluar një periudhë prej 3 sezonesh në Korçë. Jorgo Meksi është një tjetër dinamovit që ka veshur fanellën e Skënderbeut, madje ka qenë edhe kapiten.
I munguari i madh nesër është Dejvi Bregu, që gjithashtu ka qenë më parë pjesë e korçarëve. Vlonjati nuk luan në ndeshjen e nesërme për shkak dëmtimi.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"