Skënderbeu e bën zyrtare, prezanton sulmuesin që e kërkonin të gjithë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2024 | 14:43

Skënderbeu e bën zyrtare, prezanton sulmuesin që e kërkonin të gjithë

Liridon Balaj është zyrtarisht një sulmues i Skënderbeut.  Sulmuesi anësor i është bashkuar korçarëve si lojtar i lirë dhe tashmë do të jetë nën urdhrat e trajnerit Ivan Gvozdenoviç për të përforcuar repartin e avancuar.

asdsadsdadasd

Gvozdenoviç kërkonte prej kohësh alternativa për Rashicën, Nikajn e Franklin, teksa tashmë ka siguruar firmën e një futbollisti i cili ka eksperiencë edhe në kampionate si ai zviceran dhe belg. Lojtari i është bashkuar në stërvitje korçarëve të cilët sot nëpërmjet rrjeteve sociale e kanë bërë zyrtare firmën me të.

“Liridon Balaj zyrtarisht bardhekuq! 25 vjeçari i dalë nga akademia e Besa Pejë, pas një karriere disa vjeçare në Zvicër dhe Belgjikë, ka firmosur kontratën që e lidh me klubin për 3 vitet e ardhshme!”, shkruhej në njoftimin e Skënderbeut.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"