VIDEO/ 2 kartonë të kuq dhe 1 gol për 3 pikë! Egnatia fiton dhe fut në krizë Skënderbeun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2024 | 23:48

VIDEO/ 2 kartonë të kuq dhe 1 gol për 3 pikë! Egnatia fiton dhe fut në krizë Skënderbeun

Egnatia është rikthyer te fitorja në Superiore, pasi ka mposhtur 0 me 1 Skënderbeun në transfertë. Sfida e javës së tetë u vendos nga goli i Vuthajt në pjesën e dytë.

WhatsApp Image 2024-10-05 at 7.00.52 PM

Një ndeshje mjaft e luftuar, teksa fati në fund i buzëqeshi rrogozhinasve. Nga 1 karton të kuq për secilën skuadër pa kjo sfidë, që u mbyll me 20 lojtarë.

REZULTATI PËRFUNDIMTAR

SKËNDERBEU-EGNATIA 0-1

64′ Vuthaj

NGJARJET KRYESORE

90+7′ Mbyllet ndeshja me fitoren e Egnatias.

90+2′ Ramos ndëshkohet me karton të verdhë për ndëhyrje të gabuar ndaj Votlait.

90′ Akordohen 7 minuta shtesë.

89′ Pranë golit të barazimit Skënderbeu me sulmuesin Tajo, tentativa e tij me kokë shkon ngjitur më shtyllën.

84′ Tjetër zëvendësim te Skënderbeu, Shaqe në vendin e Gercos.

83′ Abiodun ndëshkohet me karton të verdhë.

82′ Çuçka dhe Abiodun te Skënderbeu futen në fushë dhe dalin Krasniqi me Janaqin.

81′ Dylys aktivizohet në vendin e Vuthajt.

79′ Dobjani merr të verdhë për vonesa.

75′ Edhe Egnatia mbetet me 10 lojtarë. Kapiteni Malota ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Bismark, i cili ishte futbollist i fundit. Episod i ngjashëm me atë të pjeses se parë kur u ndeshkua Luço Vaskez me karton të kuq. Barazohen forcat në fushën e blertë.

69′ Ndreca gjuan me të majten nga distanca, topi shkon mbi kuadrat.

68′ Provon Skënderbeu me Krasniqin, tentativa e mesfushorit është qëndrore dhe shkon drejt e në duart e Dobjanit.

67’Aleksi dhe Krasniqi ndëshkohen me karton te verdhë për përplasje verbale me njëri-tjetrin, gjyqtari nuk i fal.

64′ GOOOL EGNATIA 0-1/  Zhbllokohet sfida, Vuthaj kalon në avantazh rogozhinasit. Sulmuesi përfiton nga një përgjumje ne mbrojtje të korçarëve duke goditus saktë nga shumë pranë portës. (VIDEO)

63′ Bismark ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyjes te gabuar ndaj Aljev.

47′ Alia dhe shtylla i mohojnw golin e avantazhit Egnatias me tw sapofuturin nw fushw Jahaja.

45′ Nis pjesa e dytë. Edlir Tetova aktivizon Jahaja në vendin e Xhoel.

45+5′ Përfundon pjesa e parë. Skënderbeu dhe Egnatia e mbyllin me porta të paprekura.

45+1′ Zëvendësim te Skënderbeu. Ramos merr vendin e Nikajt në fushë.

45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

44′ Skënderbeu mbetët me 10 lojtarë, Luço Vaskez ndëshkohet me karton të kuq, për ndërhyrje të gabuar ndaj Vuthajt, i cili ishte lojtar i fundit. (VIDEO)

30′ Aljev ndëshkohet me karton te verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Nikajt. Gjyqtari Cjapi nuk heziton për ta ndëshkuar mbrojtësin azer.

26′ Pranë golit Egnatia me Ujkan, tentativa e mesfushorit në afërsi të pikës se penalltisë shkon mbi traversë. Shpëtojnë për mrekulli korçarët.

21’ Aliev dhe Bismark përplasen kokë më kokë, loja ndërpritet për t’i ardhur në ndihmë lojtarëve.

16’ Gjuajtje e Janaqit në kufijtë e zonës, topi shkon direkt në duart e Dabjanit i cili kontrollon. (VIDEO)

12’ Shumë gabime në fazën sulmuese te të dy skuadrat që mundohen të krijojnë por pa shumë sukses.

4’ Pas një goditje dënimi të Ujkës, Vaskez me kokë vë në rrezik portën e tij por Alia arrin të devijojë. (VIDEO)

2’ Vuthaj futet në zonë nga e djathta, topi i tij në qendër devijohet jashtë.

1’ Nis dueli në Korçë.

FORMACIONET ZYRTARE

SKËNDERBEU: Alia, Vaskez, Prençi, Gërço, Doka, Rabiu, Janaqi, Krasniqi, Rashica, Nikaj, Bismark.
Trajner: Ivan Gvozdenoviç

EGNATIA: Dobjani, Alijev, Malota, Aleksi, Ndreca, Rama, Zejnullai, Ujka, Kasa, Xhoel, Vuthaj.
Trajner: Edlir Tetova

asdasdsasadsad

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"