Skënderbeu prezanton afrimin e ri, ish-futbollisti i Kukësit u bashkohet “ujqërve”
Klubi I Skënderbeut ka bërë zyrtar afrimin e radhës në merkaton e verës. Bardhekuqtë kanë bërë të ditur se kanë nënshkruar me 21-vjeçarin Kristian Rroku, i cili nga tani e tutje do të jetë një alternativë për katërkëndorin e kësaj skuadre.
Portieri në sezonin e kaluar ishte pjesë e Kukësit, por u largua nga skuadra në fjalë pasi ajo ra nga kategoria. Tani, ai u është bashkuar korçarëve, ku do të jetë një alternativë për titullarin Marko Alia. Nga kjo skuadër ishte larguar portieri zëvendësues Herdis Alliu dhe kësisoj është gjetur një tjetër lojtar për këtë pozicion.
“KF Skënderbeu ka kënaqësinë të prezantojë futbollistin më të ri zyrtar në këtë merkato vere.
Portieri i talentuar Kristian Rroku, 21 vjeç vishet bardhekuq dhe vlerësohet si një portier me të ardhme. Kristian Rroku ka firmosur kontratën e re me bardhekuqtë. I urojmë suksese me fanellën e re të Skënderbeut”, shkruhej në njoftimin e klubit për afrimin e ri.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"