Skënderbeu triumfon në miqësoren ndaj Flamurtarit, reagon klubi vlonjat: Kemi rezerva për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2024 | 21:12

Skënderbeu triumfon në miqësoren ndaj Flamurtarit, reagon klubi vlonjat: Kemi rezerva për…

Skënderbeu mposhti Flamurtarin me rezultatin 2-1 në miqësoren e zhvilluar në Korçë, ku nuk mungoi as tensioni, teksa protagonistë u bënë Trashi dhe Nikaj që u ndëshkuan me karton të kuq nga gjyqtari Jorgji, pas përplasjeve me njëri-tjetrin. 

skenderbeu flamurtari miqesore

Interesant është fakti se të 3 golat u shënuan në pjesën e parë. Për ekipin e Gvozdenoviç realizoi dopietë talenti Ermir Rashica, ndërkohë që për Flamurtarin golin e vetëm e shënoi Beqja. 

Pas përfundimit të sfidës, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi vlonjat, ka shprehur rezerva për golin e parë të shënuar nga Rashica, teksa nuk mungojnë dyshimet edhe për penalltinë te goli i dytë.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"