SKI/ Lara  Kolturi shkruan historinë për Shqipërinë, 18-vjeçarja del e dyta në sllallom në Kupën e Botës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2024 | 16:26

SKI/ Lara  Kolturi shkruan historinë për Shqipërinë, 18-vjeçarja del e dyta në sllallom në Kupën e Botës

Lara Kolturi, skiatorja 18-vjeçare italiane që përfaqëson prej tre vitesh Shqipërinë, ka shkëlqyer sot në sllallom në Kupën e Botës në Gurgl, duke u renditur në vendin e dytë, e kaluar vetëm nga ylli amerikan Mikaela Shifrin.

sdfdfsfdsfdsfsdsfdsdfsdf

Debutuese në Kupën e Botës që në moshën 15-vjeçare, Kolturi dukej e destinuar për të arritur gjëra të mëdha dhe progresi i saj ka qenë i vazhdueshëm edhe pse i ndalur një vit më parë nga një dëmtim i rëndë. Por e kthyer përsëri në pista, ajo ka mahnitur të gjithë sot, teksa që në raundin e parë, edhe pse mbante numrin 27 në gjoks, larg pretendenteve, u rendit në vendin e katërt.

Prova e dytë ishte edhe më spektakolare, pasi ishte pikërisht Kolturi ajo që gjeti trajektoret e duhura duke dhuruar kohën më të shpejtë, edhe në krahasim me Shifrin, e cila menaxhoi diferencën që kishte krijuar në provën e parë nga ndjekëset e saj.

lara kolturi

Një fillim sezoni i shkëlqyer ky për skiatoren e cila tashmë kërkon vendin e parë në podium, duke ëndërruar që një ditë të mposhtë pikërisht idhullin Shifrin me të cilën festoi sot në fund të garës. Por gjithsesi, duke e qenë e ndërgjegjshme se sot, Kolturi ka shkruar historinë për Shqipërinë me praninë e parë në podium në një garë të disiplinave olimpike dimërore.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"