Skrinjar i thotë “jo” Juventusit, zgjedh klubin e radhës falë… Ikardit
Milan Skrinjar nuk do të kthehet në Itali për t’iu bashkuar Juventusit. Ish-kapiteni i Interit ka marrë vendimin e tij dhe duket se do të largohet nga PSG me destinacion Turqinë, ku do t’i bashkohet Gallatasarajit.
Edhe pse Juventusi kërkonte me ngulm të afronte futbollistin sllovak, ky i fundit ka refuzuar ofertën që i ka ardhur nga bardhezinjtë, por ka pranuar atë të Gallatasarajit që po e shpëton nga makthi që ka përjetuar te PSG, ku kishte dalë nga planet e klubit. Klubi turk ka pranuar të paguajë rrogën prej 4,5 milionë eurosh që do të përfitojë deri në fund të sezonit mbrojtësi, duke e huazuar deri në qershor.
Vendimtar ka qenë Mauro Ikardi, të cilit Skrinjar i ka kërkuar informacione rreth jetës në Stamboll dhe futbollit turk. Bashkëbisedimi mes dy ish-shokëve të skuadrës te Interi, ashtu si edhe me Torreirën me të cilin ka luajtur të Sampdoria, shtynë Skrinjar që të firmoste për Gallatasarajin.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"