Skuadra e Kategorisë së Dytë e mbyll vitin me miqësore dhe festë, ja kur pritet të rikthehen në fushë
Kuçovarët kanë zhvilluar një ndeshje miqësore, në transfertë me Labërinë e Kategorisë së Tretë, para ndërrimit të viteve.
Më shumë se rezultati, 2-2, kjo ndeshje ishte programuar për stafin teknik kuçovar, për të provuar disa futbollistë për fazën e dytë. Duket se drejtuesit kuçovarë po mendojnë seriozisht për pjesën e dytë, ku priten disa përforcime.
Pas ndeshjes me Labërinë, klubi Naftëtari kë organizuar një mbrëmje festive për skuadrën. Administratori i ekipit, Niko Buçka, ka falënderuar skuadrën për kontributin e dhënë gjatë fazës së parë, teksa ka siguruar mbështetje edhe për pjesën tjetër të kampionatit. Më 5 janar pritet që skudra të rinisë përgatitjet për fazën e dytë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"