Skuadra e Maganit shton radhët, Lushnja përforcohet me dy të huaj para Korabit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 21, 2024 | 16:00

Skuadra e Maganit shton radhët, Lushnja përforcohet me dy të huaj para Korabit

Katër ditë para startit të kampionatit skuadra lushnjare është përforcuar edhe me dy futbollistë të huaj. Drejtuesit e klubit verdhejeshil kanë konfirmuar për “Panorama Sport” se Lushnja ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare me mesfushorin brazilian me pasaportë italiane, Mateus Da Mota Donha Fernandez. 

LUSHNJA

Ai është 27-vjeç, saktësisht i datëlindjes 5 prill 1997 dhe ka lindur në San Paolo të Brazilit dhe në sezonin e fundit ka qenë pjesë e Kukësit në Kategorinë Superiore Firma e dytë e ditës është realizuar me francezin Fouseny Kamisoko, i cili si sulmues krahu, në të djathtë. Bëhet fjalë për një sulmues shtatlartë, 28 vjeç, i cili gjithashtu nuk e ka për herë të parë të luajturin në futbollin shqiptar, pasi është aktivizuar me Maliqin dhe Flamurtarin.

Burime nga klubi lushnjar thanë për gazetën, se të dy futbollistët janë zyrtarisht pjesë e skuadrës së sezonit të ri, pasi kanë nënshkruar edhe kontrata 1-vjeçare. Ndërkohë, nën drejtimin e trajnerit Gugash Magani lushnjarët vijojnë përgatitjet për ndeshjen hapëse të kampionatit. Verdhejeshilët e nisnin sezonin 2024-2025 këtë të shtunë me transfertën e Peshkopisë ndaj Korabit.

ALBAN ALUSHI- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"