Skuadra e Mërgjyshit luan miqësoren e gjashtë këtë verë. Barazim në Oriku-Apolonia, fierakët kanë “humbur” fitoren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 19, 2024 | 14:25

Skuadra e Mërgjyshit luan miqësoren e gjashtë këtë verë. Barazim në Oriku-Apolonia, fierakët kanë “humbur” fitoren

Apolonia ka barazuar 1-1 në miqësoren e gjashtë, ose të fundit, kundër Orikut të Kategorisë së Dytë, duke mbyllur kështu zyrtarisht edhe fazën përgatitore. Trajneri Artan Mërgjyshi po i shfrytëzon në maksimum këto ndeshje, për të krijuar një ide më të qartë rreth lojtarëve që po stërvit çdo ditë dhe për të kristalizuar formacionin.

korabi apolonia

Përballja ka nisur e qetë, me Apoloninë që pak e nga pak mori në dorë “frenat” e lojës dhe ushtroi presion të vazhdueshëm në zonën kundërshtare. Fierakët dolën mirë nga krahët me Musën dhe Injehun, duke harkuar topa në zonë, por sulmuesi i ri Sulo nuk u tregua i saktë në finalizim. Mesfushori ofensiv Musa, ishte një rrezik konstant dhe në fund të pjesës së parë shërben mirë për mesfushorin Shanaj, i cili gjuan mjeshtërisht me të djathtën dhe topi përfundon në rrjetë. Ekipi fierak ishte i vendosur mirë në fushë dhe nuk la hapësira në prapavijë, ndonëse vendësit u përpoqën me kundërsulme. Në pjesën e dytë, trajneri Mërgjyshi aktivizoi thuajse të gjithë lojtarët.

Ritmi ra dhe Apolonia ishte më e kujdesshme, ndoshta duke iu druajtur ndonjë dëmtimi. Të parët do të kalonin në avantazh fierakët, ndërsa goli do të vinte në minutën e 70-të. Oriku do të shënonte golin e barazimit dy minuta nga përfundimi i kohës së rregullt. Roland Shkreli fiton një penallti që e ekzekuton saktë Aleks Dalanaj. Rrjedhimisht vendësit ishin më kërkues dhe në mesin e pjesës së dytë ia dolën të gjenin edhe golin e barazimit. Është mbyllur kështu 1-1 kjo ndeshje, me Apoloninë dhe Mërgjyshin që nuk kanë provuar shijen e fitores në këto ndeshje miqësore, me 4 humbje dhe 2 barazime. Vlen të theksohet se edhe Oriku zhvilloi një ndeshje pozitive përballë një rivali të tillë si Apolonia.

ORIKU-APOLONIA 1-1

GOLAT: Shanaj 70’/ Dalanaj 88′ (11-m)

ORIKU: Varfri, Gjoka, Gjipali, Kapo, Zholi, Perera, Lloji, Lukas, Kolonja, Kamberaj, Kalis. (U aktivizuan: As.Bunkohev, Dalanaj, Shkreli, Gjinaj, Ak.Bunkohev, Sulejmani, Peculi). Trajner: Sherif Idrizaj

APOLONIA: Kaçaj, Hebeja, Ndubuisi, Repaj, Asllanaj, Kofi, Shanaj, Musa, Topi, Injehu, Sulo. (U aktivizuan: Xhemali, Folorunsho, Culli, Xhepaxhiu, Jasin, Rajmond, Trifoni, Ramadani, Zhozef, Ola Nikolas). Trajner: Artan Mërgjyshi

HILMI SALIU

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"