Skuadra e MOTO GP rrezikon falimentimin, shpëtimi mund të vijë nga Luis Hamilton

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 28, 2024 | 19:46

Skuadra e MOTO GP rrezikon falimentimin, shpëtimi mund të vijë nga Luis Hamilton

KTM rrezikon të falimentojë, teksa vetëm disa ditë më parë ka njoftuar një borxh prej 3 miliardë eurosh. Për të vijuar të jetë pjesë e Moto GP-së kërkohet patjetër një financier ose një partner i ri.

lewis-hamilton

Marka austriake është në garë me kohën, por së fundmi një shpresë është shfaqur në horizont. Në skenë ka dalë Luis Hamilton, shtatë herë kampion i botës në Formula 1. Britaniku ka shprehur interesimin e tij për KTM-në, lajm që është konfirmuar, kreu i skuadrës, Pit Beirer.

“Gjithçka që mund të them është se ka pasur kontakte me përfaqësuesit e Hamilton. Ka pasur biseda interesante. Nuk është sekret që ai është i interesuar për Moto GP dhe po mendon të ketë ekipin e tij”, është shprehur Beirer. Megjithatë Hamilton duhet përballet me një situatë shumë delikate, pasi KTM rezulton me një borxh prej 3 miliardë eurosh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"