Skuadra e shqiptarëve në Serinë A i bëhet makth, klubi shkarkon trajnerin e mesfushorëve kuqezi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2024 | 16:46

Skuadra e shqiptarëve në Serinë A i bëhet makth, klubi shkarkon trajnerin e mesfushorëve kuqezi

Barazimi 1-1 në ndeshjen e mbrëmshme mes Leçes dhe Empolit në Serinë A, nuk ka mjaftuar për t’i shpëtuar pankinën Luka Gotit. Trajneri i Leçes është shkarkuar nga drejtimi i skuadrës së tij sot, pasi klubi mendonte se nuk është në gjendje që të ndryshojë fatin e ekipit, pjesë të cilit janë Ylber Ramadani dhe Medon Berisha, që po noton në zonat e ftohta të klasifikimit.

2939779fde3b527e651e533f147be12e-01720-oooz0000

Për Gotin, kjo ishte një histori që përsëritet, pasi është hera e tretë në karrierën e tij që shkarkohet pas një ndeshje ku kundërshtar kishte Empolin. Hera e parë ishte në vitin 2021, kur drejtonte Udinezen dhe u shkarkua pasi u mund nga Empoli 3-1, me Bajramin autor të një prej golave.

Në vitin 2023, një barazim 2-2 ndaj Empolit ku Ismajli luante titullar, solli shkarkimin e Gotit nga drejtimi i Specias. Sot, pas barazimit 1-1 ndaj Empolit ku përsëri Ismajli ishte titullar nga minuta e parë, Goti u njoftua nga klubi për shkarkimin e tij nga drejtimi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"