Skuadra e Smajlit bind, Iliria i tregon forcën Tërbunit në Kategorinë e Dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2025 | 15:27

Skuadra e Smajlit bind, Iliria i tregon forcën Tërbunit në Kategorinë e Dytë

Iliria ka mposhtur Tërbunin me rezultatin 3-0 në stadiumin e Vorës.  Me këto 3 pikë të fituara, skuadra e Dritan Smajlit vazhdon luftën për vendin e parë.

Screenshot 2025-01-27 152618

Golat e Stafës dhe Veriut në pjesën e parë bënë që çdo gjë të ishte e lehtë për skuadrën pritëse. Për të vulosur ndeshjen mendoi Guedes Dos Santos me fillimin e pjesës së dytë.

Aktualisht Iliria mban vendin e tretë me 2 pikë më pak se Luzi kryesues. Në anën tjetër Tërbuni ndodhet në vendin e katërt duke qenë 9 pikë larg vendit të parë.

REZULTATI PËRFUNDIMTAR

Iliria 3-0 Tërbuni

15’ Stafa, 35’ Veriu, 52’ Guedes Dos Santos

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"