Postuar: Shtator 26, 2024 | 22:21
Skuadra e Xhixhës ngec në trafik në mes të Londrës, shtyhet ndeshja e Ligës së Europës
Ndeshja mes Totenhem dhe Karabag, e vlefshme për Ligën e Europës, filloi 35 minuta me vonesë. Vonesa në Londër ndodhi për shkak se ekipi mik i Karabag, ku është pjesë dhe Redon Xhixha, u vonua në trafik.
Gjithçka u shkaktua nga shiu në rrugët e Londrës. Azerbajxhanasit mbërritën në stadium, kur ora tregonte 20:45. Kujtojmë ndërkohë se sulmuesi shqiptar nuk aktivizohet kësaj here, për shkak se është i dëmtuar.
Vetëm 15 minuta larg sfidës mbërriti Karabag, për këtë ishte e detyrueshme shtyrja e saj. Aktualisht sfida ndodhet në minutën e 35, teksa vendasit e Totenhem po fitojnë 1 me 0 dhe pse me një lojtar më pak, për shkak të kartonit të kuq që Dragusin mori në fillim.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"