“Skuadra në rritje”, milanisti Fofana: Synoj vazhdimësinë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2024 | 20:25

“Skuadra në rritje”, milanisti Fofana: Synoj vazhdimësinë…

Pesë prezenca mes Serisë A dhe Champions-t për një total prej 372 minutash pa përfshirë kohët shtesë. Për më tepër edhe një gol.

Fofana-4-e1723916108575

Është ky kontributi i Jusuf Fofanasë në këtë fillimsezoni me Milanin. Francezi ditën e djeshme ka dhënë një intervistë për televizionin e klubit e në vijim po ju servirim të gjitha deklaratat e tij.

Si ju duket Milani pa thuajse një muaji në organikë?

Këtu gjithçka është ashtu siç më përshkruan: dhoma e zhveshjes, shokët e skuadrës, entuziazmi që mund të ndihet në qytet dhe gjithashtu tifozët. Nuk jam penduar aspak për zgjedhjen time dhe mezi pres të zbuloj më shumë.

Si ndodhi mbërritja te kuqezinjtë?

Bordi drejtues i klubit më ndihmoi shumë. Sidomos Monkada, i cili është gjithashtu francez, më dha një dorë të madhe. E gjithë mbështetja që mora më ndihmoi shumë, klubi ishte shumë i dobishëm. Në dhomat e zhveshjes ka edhe disa lojtarë që flasin frëngjisht që më lehtësuan shumë gjera.

Pra përshtatja po shkon mirë?

Jam munduar të flas pak italisht, por deri tani nuk jam i shkëlqyeshëm. Pastaj ka edhe lojtarë që flasin anglisht, përpiqem të flas me të gjithë. Mundohem të mësoj për kultura të ndryshme dhe të flas gjuhë të ndryshme. Unë gjithmonë përpiqem të flas italisht ose spanjisht. Gjithashtu përpiqem të them disa fjalë në gjermanisht për ta mësuar dhe mbajtur mend.

E patë fjalën ‘guxim’ në shumë gjuhë në dhomat e zhveshjes në “San Siro”?

Nuk i kushtova vëmendje në fillim, isha aq i përqendruar sa nuk e vura re. Kur e pashë u habita, është shkruar në gjuhë të ndryshme. Dhe kështu ndodhi, ne thjesht duhej të dilnim në fushë dhe të tregonim se e kishim kuptuar.

Si do ta vlerësonit momentin tuaj?

Të gjithë e dinë gjendjen fizike me të cilën kam ardhur në verë dhe jam i vendosur të arrij sa më shpejt në 100 për qind. Nuk është e lehtë, por ndeshje pas loje do të përpiqem të bëj gjithnjë e më mirë dhe nëse bëj përparim do të thotë se jam në rrugën e duhur.

E shijuat fitoren e derbit?

Akoma jam shumë i lumtur. Ishte derbi im i parë te Milani, atmosfera ishte fantastike. Ishte vërtet një kënaqësi të luaja dhe fitorja e bëri atë perfekt. Duke pasur parasysh rezultatet nga erdhëm, mposhtja e Interit mund të nënkuptojë një fillim të ri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"