“SMS” bluve të Ilir Dajës, Bylisi do pikë edhe jashtë fushe
Bylisi nuk ka pasur shumë kohë për të festuar pas triumfit ndaj Teutës, pasi ka nisur përgatitjet anti-Dinamo. Fillimisht është bërë analiza e zakonshme e ndeshjes së fundit. Edhe pse mallakastriotët bënë një lojë mjaft të bukur dhe shënuan 4 gola, sërish ka vend për përmirësim.
Trajneri Nevil Dede dhe stafi i tij kanë punuar shumë në çdo aspekt me grupin e lojtarëve, të cilët kanë marrë përgëzime për atë fitore spektakolare, por ajo tashmë i përket të kaluarës. Atmosfera në skuadër është mjaft optimiste para sfidës së radhës me Dinamon, ku pritet që Bylisi të tregojë sërish forcën e tij reale. Deri të enjten, kur luhet ndeshja me kryeqytetasit, ballshiotët do të mundohen të përgatisin gjithçka me kujdes për të marrë një rezultat pozitiv.
Në harkun kohor të 10 ditëve Bylisin luan tri sfida mjaft delikate, që do të kenë patjetër ndikim në ecurinë e mëtejshme. Të enjten është përballja me Dinamon në transfertë, më pas luhet me Laçin në Ballsh dhe fundjavën tjetër sfida me Tiranën sërish në transfertë. Tashmë skuadra duket se është harmonizuar dhe jep shpresë për rezultate më të mira.
Bylisi do të kërkojë pikë edhe në transfertë për të rikuperuar ato që ka lënë në fazën e parë të kampionatit. Me përjashtim të Laert Papës, pjesa tjetër e skuadrës është gati për trajnerin Nevil Dede.
ERJON SALIU – PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"