“S’na ngroh mesfusha dhe sulmi”, Cungu: Nuk e di akoma kush është formacioni titullar, provat duheshin bërë më përpara…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2024 | 19:14

“S’na ngroh mesfusha dhe sulmi”, Cungu: Nuk e di akoma kush është formacioni titullar, provat duheshin bërë më përpara…

Trajneri i Laçit, Armando Cungu ka folur për “RTSH SPORT” pas barazimit pa gola me Bylisin. Ai është shprehur se ka një ekip të ri dhe që po vuan për golin.cungu“Laçi është një ekip të ri. Ardhjet duan kohën e vetë për t’u stabilzuar. Kemi pasur lojtarë me probleme shëndetësore.

Në përgjithësi ekipi ka qenë në ekuilibër. Na mungon rrezikshmëria në portë edhe pse nuk janë të pakta emrat. Po vuajmë për të dalë te goli. Në përgjithësi e dominuam lojën. Po nuk shënove, krijon probleme. Tensioni në këmbët e lojtarëve është i pranishëm.

E filluam me agresivitet ndeshjen. Pati dyluftime. Mbrojtja ka meritë, por gjithë ekipi mbrojti. Nuk po na ngroh mesfusha dhe sulmi. 2-3 lojtarë janë në ingranazhin e ekipit. Ardhjet kanë bërë të vetën, iu duhet kohë, për të bërë një vlerësim më të qartë për mundësitë reale të ekipit.

Nuk mund të jap një recetë apo datë të caktuar sa kohë i duhet Laçit. Nuk i njoh lojtarët që kanë ardhur, janë lojtarë të rinj nga 18 vjeç, kanë ardhur 5 me ngjyrë. Kam dëgjuar për Bullarin, ka qenë pjesë e ekipit kombëtar, gjithsesi duhet kohë për t’i parë. Tjetër gjë stërvitja, tjetër gjë ndeshja.

Lojtarët janë me gjendje jo të plotë fizike. Nuk jemi në kondicionin lojtarë. Se kurrë këto ingranazhe do të funksionojnë, nuk mund ta them, nuk duhet të bëj deklarata të nxituara, duhet të punojmë shumë, për të bërë një ekip konkurrent. Kjo është ajo që them për momentin. Nuk e di akoma kush është formacioni. Provat duheshin bërë më përpara, por lojtarët erdhën vonë.

Janë disa lojtarë që nuk kanë nevojë për konfirmim, por kemi disa pika që çalojmë. Kemi ç’ekulibrim në mesfushë dhe sulm. Papa do kohën e tij, për t’u përshtatur me ekipin, sikurse edhe Lleshi. Ka ardhur për numër 6, unë mendova ta kthej mbrapa si stoper, ka bërë ndeshje të mira.

Kryeziu është i dëmtuar, prej 2 javësh stërvitet veçmas. Sot kaluam në aventurë, futëm të gjithë sulmuesit. Rrezikuam gjithçka për gjithçka. Thashë o të humbasim ose ta fitojmë ndeshjen”, u shpreh Cungu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"