Sondazhi për personazhin e vitit 2024/ Enea Jorgji triumfon para nënkampionit të Europës dhe Berat Gjimshitit
Gjyqtari ndërkombëtar i futbollit, Enea Jorgji, është vlerësuar si personazhi i sportit për vitin 2024 nga lexuesit e “Panorama Sport”; të cilët kanë marrë pjesë në sondazh.
Mes shumë kandidaturave të cilët ishin pjesëmarrëse në këtë sondazh, ajo e Enea Jorgjit ka qenë me e votuara, duke siguruar 21,23% mes 4527 votave të përgjithshme që janë hedhur për zgjedhjen e personazhit më të spikatur sportiv në vendin tonë.
Në vendin e dytë është renditur nënkampioni i Europës në peshëngritje, Kristi Ramadani me 9,85% të votave, i cili ka lënë në vendin e tretë të podiumit Berat Gjimshitin me 8,94% të votave.
Enkileda Carja, Lara Kolturi, Alban Beqiri, Ilir Daja, Arinaldo Rrapaj, Kristjan Asllani dhe Myrto Uzuni kanë plotësuar 10-shen e parë të më të votuarve.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"