Sot Kosovë-Rumani, Foda dhe Muriqi: I mundim, duam kreun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2024 | 12:07

Sot Kosovë-Rumani, Foda dhe Muriqi: I mundim, duam kreun

Kosova do të përballet sot në 20:45 me Rumaninë në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Ligën e Kombeve. Trajneri Franko Foda foli para ndeshjes dhe u shpreh se e njeh shumë mirë kundërshtarin, por u ankuar për kushtet e fushës së stadiumit “Fadil Vokrri”, ku luhet ndeshja.

kosova

DEKLARATA E TRAJNERIT – “Tani luajmë në shtëpi. Këto ditët e fundit ekipi është stërvitur mirë dhe jemi përgatitur si duhet për lojën e nesërme. Miqësoret kanë përfunduar dhe nuk kemi kohë për prova. Kemi shumë alternativa, më shumë se në ndeshjet e kaluara. Kemi Fisnik Asllanin dhe Elvis Rexhbecajn. Po punojmë intensivisht për t’i fituar ndeshjet e Ligës së Kombeve. Terreni nuk është në mënyrën perfekte. Nuk është në gjendjen më të mirë të mundshme. Por jemi në shtëpi, kemi tifozët dhe dëshirojmë të japim në këtë lojë energji të re. Lucescun e njoh shumë mirë. Rumaninë e kam përcjellë në Kampionatin Europian. E kemi studiuar mirë” u shpreh Foda.

MURIQI – Përveç trajnerit, në deklaratë për mediat foli edhe sulmuesi i Majorkës, Vedat Muriqi. “Pas shumë kohësh kthehemi në Fadil Vokrri. Jemi shumë optimistë. Jemi përgatitur maksimalisht për lojën. E njohim Rumaninë edhe nga ndeshjet e kaluara. Shpresojmë t’i fitojmë tri pikë, dhe ta nisim mbarë. Ne besojmë në ‘hakmarrje’, por brenda në fushë.

Nuk duhet të kthehemi njëjtë siç na bënë ata në Rumani. Ne lojtarët duam të jemi brenda fushës dhe duhet të fitojmë për të qenë goditje e madhe për ta. Rumania dhe Kosova janë favoritë për ta zënë vendin e parë. Nëse e nisim mbarë me fitore, do të bëjmë hap të madh. E njoh Luçeskun nga Galatasaraj dhe Beshiktashi. Ai është shumë i njohur. Është trajner shumë i mirë. Kam respekt të madh për të. E njoh edhe në aspektin taktik”, tha mes të tjerash Muriqi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"