Sot ndaj Tërbunit në Kupë/ Kavajasit nostalgji për 2010-ën, mbetet trofeu i fundit i Besës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2024 | 10:24

Sot ndaj Tërbunit në Kupë/ Kavajasit nostalgji për 2010-ën, mbetet trofeu i fundit i Besës

Në dekadën e fundit, kavajasit kanë notuar më së shumti në ujërat për mbijetesën në Kategorinë e Parë se sa në zonën ku mund të ëndërronte Kupën e Shqipërisë.

BESA FESTE ME JOSEN

Mbi 1 dekadë më parë, pikërisht në 2010-ën, Besa fitoi trofeun e dytë të Kupës, duke mundur Vllazninë në finale e paharruar. Ishte një grup ideal, ku përpos Kupës, Besa do të rrëmbente edhe Superkupën, këtë radhë ndaj Dinamos. Është një vit i largët që më shumë se kurrë sot sjell nostalgji. Atëherë Besa kishte stadiumin e saj, që shumë shpejt pritet ta ketë sërish.

Pas 2010-ës mund të thuhet me plot gojën, se momentalisht Besa ka grupin më të mirë të lojtarëve të kësaj dekade të fundit. Rivali i sotëm në Kupë, Tërbuni, është plotësisht i kalueshëm për kavajasit, gjithnjë nëse skuadra e Josës do bëjnë atë që di në fushën e lojës. Kupa mbetet rruga më e shkurtër për daljen në Europë, kështu që shikohet si një mundësi për Besën aktuale.

FERIZ FERIZAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"