SOT, ORA 18:00/ Kualifikueset e “EURO 2025”, Shqipëria U-21 pret Armeninë në “Air Albania”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2024 | 9:38

SOT, ORA 18:00/ Kualifikueset e “EURO 2025”, Shqipëria U-21 pret Armeninë në “Air Albania”

Shqipëria U-21 luan sot (ora 18:00) në stadiumin “Air Albania”, ndeshjen e fundit kualifikuese të “EURO 2025” ndaj Armenisë U-21.052714e2-5b04-4c68-b6c0-b1cdae7fbbc4-1Trajneri Alban Bushi ka mbyllur dje përgatitjet që kishin nisur që të hënën e kaluar. Në seancën e fundit stërvitore, që u zhvillua në “Shtëpinë e Futbollit”, kuqezinjtë e vegjël bënë më shumë ushtrime me topin, duke mos marrë ngarkesë. Hyrja për të gjithë tifozët në stadiumin “Air Albania” është falas.

Kombëtarja Shpresa mban vendin e 4-t në Grupin E të kualifikuesve, me 13 pikë të grumbulluara në 9 ndeshje. Kryesojnë grupin Rumania dhe Zvicra përkatësisht me nga 19 dhe 18 pikë. Në këto kushte, ndeshja e sotme ka vetëm vlera statistikore për skuadrën e Bushit.ytruPANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"