SOT, ORA 20:45/ Italia me laps në dorë, skuadra e Spaletit mendon vetëm Botërorin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2024 | 10:16

SOT, ORA 20:45/ Italia me laps në dorë, skuadra e Spaletit mendon vetëm Botërorin

Në vitin 2018 dhe 2022 u fol për apokalips, shkatërrim dhe për fundin e botës, disi të ekzagjeruara sepse gjërat e rënda janë të tjera.

italia

Por në kuptimin që dështimi ishte shumë i madh. Italia, më e mira e historisë bashkë me Brazilin dhe Gjermaninë nuk ia doli që të ishte pjesë e dy Botërorëve. Tani ka përpara një tjetër. Dhe ka frikë që të mos e bëjë sërish të njëjtin gabim. Aty e drejta nuk është e sigurt. Në Europian bëri një paraqitje të shëmtuar dhe u eliminua me meritë. Përpara Botërorit të Rusisë në short gjetën Suedinë dhe gjithçka që mund të shkonte keq, shkoi.

Në “Play Off”-in për Katarin nëse do të kalonin Maqedoninë do të gjenin përpara Portugalinë. Tani situata, mes klasifikimit dhe anës psikologjike është shumë ndryshe. Në pak ditë do të luhen shanset për kualifikimin në çerekfinalet e Ligës së Kombeve dhe për pak një kualifikuese Botërori 2026 pa shumë stres. Pas 4 ndeshjeve njëra më e bukur se tjetra, mes shtatorit dhe tetorit, është momenti i sfidave të së vërtetës.

SHANSET- Na pëlqen apo jo, Liga e Kombeve është një turne i lidhur hera-herës me Botërorin apo Europianin. Rezultatet ndikojnë në kualifikueset e dy turneve të mëdhenj. Nuk është diçka automatike, por për ta nisur mirë rrugën drejt KanadasëAmerikës dhe Meksikës duhet të bësh mirë në Nations League. Italia ka fituar 2 herë me Izraelin dhe 1 herë me Francën, por ka barazuar me Belgjikën. Ka 10 pikë dhe udhëheq grupin, Franca ka 9, Belgjika 4 dhe Izraeli 0.

Tani ka një kalendar të vështirë sepse Italia do të luajë me Belgjikën dhe Francën, ndërsa dy rivalet e saj do të sfidojnë Izraelin. Në fakt “axurrëve” të Spaletit iu duhet vetëm një pikë për t’u kualifikuar. Por ndoshta me 2 humbje do të përfundojë në vendin e tretë. Vendi i tretë duhet shmangur sepse të çon në “Play Off” me një nga 2 vendet e Serisë B për të mos rënë nga Liga.

TË PARËT- Vendi i parë në grup do të thotë short më të lehtë në çerekfinalet e Nations Leagues. Shorti do të hidhet më 22 nëntor. Me fitoren e grupit, rivalët mund të jenë Kroacia, Polonia, Holanda, Danimarka apo të tjera. Pra le të themi të dorës së dytë. Në të kundërt do të jenë Spanja, Gjermania dhe Portugalia. Tetë skuadrat që do të kualifikohen do të kenë shansin që të jenë kokë grupi në Botërorin e vitit 2026. Por grupet do të jenë 12 kështu që 4 të tjerat i përcakton renditja e FIFAs. Për Botërorin ka kohë, por Italia e ka mendjen vetëm aty.

GENTJAN ALINANI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"