SOT, ORA 20:45/ Kosova pret Qipron, “dardanët” duan triumfin e tretë radhazi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2024 | 8:33

SOT, ORA 20:45/ Kosova pret Qipron, “dardanët” duan triumfin e tretë radhazi

Kosova do të kërkojë sot fitoren e tretë radhazi në grupin 2 të Ligës C të Kombeve, teksa pret Qipron në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 20:45. Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franko Foda, është shfaqur optimist për një tjetër sukses, ndërsa kujtoi edhe triumfin bindës në Qipro me shifrat 0-4 në sfidën e vajtjes.Kosova“Në ndeshjen e kaluar kemi treguar mjaft cilësi. Jemi përpjekur që ta vëmë kundërshtarin nën presion sa më herët, kemi pasur agresivitet në lojë dhe kemi qarkulluar mirë topin. Një mangësi e jona ka qenë që nuk kemi arritur të shënojmë më shumë gola. Sot do të mundohemi të luajmë pak më ndryshe se sa në ndeshjen e fundit. E dimë që Qipro e ka ndërruar trajnerin, por ne duhet të luajmë sikur në Lituani, me energji dhe me mendësi të njëjtë. Qipro luan lojë mjaft dinamike, por ne jemi të përgatitur dhe presim të fitojmë”, deklaroi Foda në konferencën për mediat.

Ai theksoi se Kosova në Lituani bëri lojë mjaft të mirë dhe tregoi se luan si ekip.

“Edhe në bisedat që kam me lojtarët iu them se më e rëndësishmja është të luajmë së bashku. Portieri Muriç është dashur të zëvendësohet pasi ka qenë i lënduar. Do të shohim nëse do të jetë plotësisht i gatshëm për sot. Kemi mungesën e Elvis Rexhbecajt për shkak të pezullimit me kartonë, ndërsa edhe Valon Berisha është në dyshim për shkak të lëndimit”, përfundoi trajneri.

Ashtu si në sfidën e kaluar, sot mungon sërish për shkak dëmtimi sulmuesi Vedat Muriqi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"