Spaleti: Djemtë më rikthyen buzëqeshjen,dua që skuadra të japë shpirtin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2024 | 16:15

Spaleti: Djemtë më rikthyen buzëqeshjen,dua që skuadra të japë shpirtin

Pas 3 ditëve të para të stërvitjes dhe pasi punova me këta djem rigjeta buzëqeshjen e parë sportive pas Europianit. I kam parë shumë mirë, të karikuar, me pasion dhe vendosmëri.

spaleti

Dhe kjo është rruga për t’i vënë gjërat në vend”. Kështu e nis konferencën trajneri Luçiano Spaleti në prag të ndeshjes kundër Francës, ku kërkon që këto gjëra ekipi i tij t’i vërë në zbatim.

“Na pret një sfidë ndaj një rivali shumë të fortë dhe të frikshëm si Franca, por futbolli kur bëhet me pasion dhe vendosmëri e anulon forcën e kundërshtarit. Dua që të shoh këto karakteristika që kam parë gjatë këtyre ditëve në fushën e lojës. Dua që kualiteti i kundërshtarit të mos shfaqet në fushë dhe kjo bëhet vetëm me pasion të madh dhe dëshirë.

Djemtë duan që të ndryshojnë patjetër gabimet që kanë bërë në Europian dhe kam besim që do t’ia dalim”, ka thënë trajneri i Italisë. Numri një i stolit axurr do të bëjë ndryshime të mëdha në formacion për ndeshjen e parë pas apokalipsit të Europianit, por sigurisht që ka ende shumë dilema. Ai nuk ka dashur të flasë për to.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"