Spaleti: Duhet fitore për kreun, morëm disa mësime nga Belgjika
Luçiano Spaleti, ashtu si e gjithë bota e futbollit dhe jo vetëm, kërkon që t’i thotë stop luftës në Izrael dhe të “përqafojë” paqen.“Ne do të luajmë një ndeshje me misionin për të përçuar paqen dhe për të mos vazhduar luftën”, ka thënë fillimisht trajneri.
Ai gjithashtu ka dashur që të shpjegojë deklaratën e bërë për Inzagin dhe telefonatën e mundshme në drejtim të trajnerit të Interit.
“Unë nuk kam asgjë për të sqaruar me asnjë. Unë thjesht iu përgjigja një pyetjeve që m’u bë dhe tregova mënyrën se si unë përgjigjem dhe sillem në të tilla situata”, ka thënë Spaleti. Ndeshja-
Numri një i stolit “Axurr” thotë se ekipi i tij duhet të jetë gati për të kuptuar mënyrën e lojës së Izraelit.
“Duhet të jemi gati për kualitetin e tyre sepse alternojnë në mënyrë fantastike 2 sistemet e lojës. Janë shumë teknikë në mesfushë dhe rreziku që të pësojmë kundërsulme nga ana e atyre është shumë i lartë”, tha fillimisht trajneri. Ai gjithashtu ka treguar se ku ekipi duhet të përmirësohet në krahasim të ndeshjes me Belgjikën. “Duhet që skuadra ta dijë që situatat dhe episodet mund të ndryshojnë gjithë ndeshjen. Ne ishim duke bërë mirë, por pastaj ai karton i kuq na prishi të gjitha planet dhe u desh që të ndryshonim llojin e ndeshjes për t’u mbrojtur sa më shumë”, shtoi trajneri i Italisë. Në fund një batutë për formacionin dhe për faktin që ndeshja do të luhet në Udine, ku ai ka shumë miq.
“Sigurisht që kam miq nga periudha që kam kaluar aty. Do të vijnë për të parë ndeshjen. Jam ndier shumë mirë në Udine dhe ka qenë një qytet dhe një skuadër që më ka arritur. Do të emocionohem kur të luaj aty në mbrëmje. Formacioni? Kam ende 24 orë në dispozicion për të vendosur lojtarët që do të luajnë në këtë ndeshje”, përfundoi Spaleti.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"