Spaleti përzien kartat për sfidën me Izraelin, objektivi i Italisë është Botërori

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2024 | 9:35

Spaleti përzien kartat për sfidën me Izraelin, objektivi i Italisë është Botërori

Italia nuk e ka luksin që të fluturojë, por të qën drojë me këmbë në tokë. Fitorja dhe paraqitja në “Parkun e Princave” është edhe një pasojë e skemës së trajnerit Deshamp që ngurtëson cilësitë individuale të lojtarëve.

spaleti

Mjafton thjesht që t’i sulmosh pak me një plan kolektiv dhe ia del. Italia përfitoi dhe tregoi meritat e saj në këtë fitore të madhe. Spaleti e nisi nga disa baza të sigurta dhe nga konceptet e thjeshta. Përdori skemën e lojës më të njohur nga lojtarët italianë për të shfrytëzuar kapacitetin e tyre për të ndihmuar lojën deri në mesfushë, depërtimet e mesfushorëve dhe ndryshimet e krahëve sapo rikuperohet topi. Për disa është rikthimi në një sistem loje me logjikën antike të futbollit “Made in Italy”.

Në realitet, Spaleti e përshtati skuadrën me një plan për ndeshjen dhe idetë e tij ishin prezentë. Thjesht i uli disi kërkesat ndaj skuadrës sepse do të ishte e pamundur që në pak stërvitje të pretendonte shpikje. Tani është ndeshja kundër Izraelit në Budapest. Më shumë sesa të mendojë për të bërë rrugë në Nations League, Italia kërkon të hedhë baza të forta për një të ardhme që duhet ta çojë në Botëror. Mungesa në 2 të fundit ka qenë shumë e rëndë. Kështu që trajneri kërkon të ndërtojë një grup lojtarësh që të jenë baza, të cilët janë mësuar me disa principe. Dhe nëse rezultatet vijnë shpejt, më mirë akoma.

Me Izraelin do të ketë disa ndryshime, të detyruara dhe për çështje teknike. Skema do të jetë e njëjta (3-5-2) ose 3-5-1-1 për ata që janë të fiksuar pas numrave. Spaleti do ta zëvendësojë Kalafiorin e dëmtuar me Buonxhornon, ndërsa Bastoni do të marrë vendin e tij si qendër e majtë. Me shumë mundësi Gati mund të luajë në vend të Di Lorencos dhe nga krahët Belanova me Udogin sfidojnë Kambiazon dhe Dimarkon.

Mesfusha pritet që të konfirmohet e njëjta si një bazë e fortë e lojës, me Fratezin që nuk ka pasur asgjë serioze dhe Riçin me Tonalin. Në sulm gjithashtu pritet të luajë Raspadori nga fillimi duke parë Pelegrinin e dëmtuar dhe Ken nga minuta e parë. Retegi mund ta nisë nga stoli. Spaleti kërkon që të vlerësojë sa më shumë lojtarë për objektivin e madh: Rikthimin në Botëror. Është e treta e vërteta.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"