Foto Andoni, misteri me lojtarin që refuzoi urdhrin e Petrit Dumes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 21, 2024 | 21:50

Foto Andoni, misteri me lojtarin që refuzoi urdhrin e Petrit Dumes

NGA UVIL ZAJMI 

Foto Andoni ka qenë dhe mbetet një ndër talentet e spikatura të futbollit shqiptar. Titullar i Partizanit, protagonist në përballjet derbi, si dhe ato me përfaqësuesen nga debutimi kur u shfaq duke befasuar opinionin dhe specialistët. Shumë energjik dhe një fizik të bukur, i fortë si sulmues tipik krahu, i aktivizuar nga Loro Boriçi në ato ndeshje kolosale kundër Irlandës së Xhorxh Bestit, pastaj në Beograd, duke shtangur jugosllavët në “Armata”.

FOTO ANDONI ME ALI MEMEN NE SHKODER

Foto Andoni me Ali Memën në Shkodër

Ndarja dy herë me klubin e zemrës, Partizani, e më pas transferimi surprizë në Shkodër te Vllaznia, si dhe braktisja në heshtje e pa zhurmë e bujë nga të kuqtë, ku shkëlqeu. Refuzimi i urdhrit të Petrit Dumes, por edhe pasioni, dëshira për t’u bërë aktor teatri e kinematografie.

I tillë kujtohet nga brezat ende sot, kur flitet për Foto Andonin, lojtarin e viteve ‘60-‘70, që nga vitet ‘90 jeton bashkë me familjen në Francë. Një histori sportive e harruar, e risjellë ekskluzivisht sot në “Panorama Sport”. Foto Andoni ka qenë dhe mbetet një meteor kur u pa në fushë, disa herë kampion, e më pas erdhi zhdukja pa lënë gjurmë. Lojtari i shquar u dashurua me Natashën, vajzën e Rrugës së Durrësit.

FILLIMET TE PARTIZANI

E kam njohur Foto Andonin nga afër, kur në adoleshëncën time, flitej, diskutohej për këtë futbollist si një talent. Një karrirë e nisur te Partizani, disa muaj te Vllaznia, sërish te Partizani dhe gjithashtu ekipi përfaqësues. Padiskutim ka qenë një lojtar ijashëtzakonshëm për atë brez, një futbllist i admiruar nga spektatori, me vlera për skuadrën, shumë shpejt në elitë, për cilësitë individuale që administronte dhe demonstronte. I datëlindjes 1947, as 16 vjeç në vitin 1963, braktisi shkollën ushtarake “Skënderbej”, për t’u anagazhuar me futbollin, i spikatur si një talent i ri, me të ardhme, drejtuesit ushtarakë kanë nuhatur, se kanë në dorë një thesar, duke e afruar në skuadrën e parë.

Foto Andoni me Partizanin në vitin 1964.

Foto Andoni me Partizanin në vitin 1964. Nga e majta: Shllaku, Janku, Jashari, Rragami, Andoni, S.Gjika, Deliallisi, Haxhiu, M.Vaso, T.Shehu, P.Pano;

Pëlqehet ngë trajnerët Rexhep Spahiu dhe Loro Boriçi dhe menjëherë Foto Andoni është pjesë e një klubi presitigjoz, triumfues dhe dominues në vitet 1961-1967. Një karrierë përkrah legjendave, emrave të mëdhenj nga Pano te Mexhit Haxhiu, Resmja, Janku, Maliqati, Jashari, Bespalla, Kraja, Ndini, Papadhopulli, Frashëri, Deliallisi, Vaso, O.Mema, Shllaku, Ndini, T.Shehu, Zaho, Qolja, Jozja, M.Gjikën, S.Gjikën, Dingun, Rragamin, Çobanin, Rudin, Karriqin, Gjergon, S.Danin, Bajkon, Çiraku, mes tyre edhe i riu Foto Andoni. I sjellëshm, trup i bukur, elegant, që tërheq vëmendjen kudo në fushë e jashtë saj.

Partizani në vitin 1965.

 

Partizani në vitin 1965. Nga e majta: Pano, Karriqi, Vaso, Andoni, Haxhiu, Deliallisi, Papadhopulli, Rragami, Dingu, Janku dhe Shllaku.

Pastaj transferimi surprise në Shkodër te Vllaznia, rikthimi të Partizani dhe në pak muaj ndarja përfundimtare me klubin, nga ku shpërtheu. Në vitet 63, 64, 65, 66 është tejet aktiv, me 2 tituj kampionë dhe një kupë Republike. Protagonsit në Kombëtare, Kupën e Kampioneve, atë Ballkanike, deri në Hanoi, fituesi medaljeve të argjenda.

NGA PLOVDIVI NË HANOI DHE KËLN

Si kampion i vendit, pas debutimit në Kupën e Kamapioneve 1962- 1963, në turin e pare të Kupës së Kampioneve, në edicionin e dytë, rivali në shtator 1963 është Spartak Plovdiv. Nuk aktivizohet në Tiranë, ndërsa në Plovdiv është rezervë, kur në ato sfida do të luajnë: Janku, Deliallisi, Papadhopulli, Frashëri, Vaso, Shllaku, Kraja, O.Mema, Resmja, Jashari, Zaho, Pano, Ndini. Partizani fiton të parën 1-0 me gol të Krajës, ndërsa në të dytën humbet 1-3 (gol Pano), një eliminim përmes polekimave, protestave për një abitrim të dobët të jugosllavit Baic. I njohur për kohën, i bujshëm për suksesin që arriti Partizani në turneun e Ushtrive Mike të Vendeve Komuniste, i zhvilluar në Hanoi (Vietnam), në fund të vitit 1963. Partizani fiton 2-1 me CDNA të Sofjes (Bull), 4-0 Honved të Budapesitit, 3-1 me Vorvartas (RDGj), 1-0 sërish me Honved.

Në finale, Partizani-CSKA (BS) 0-1, vendi i dytë, një befasi e madhe, surprizë për atë veprimtari e regjistruar nga një klub shqiptar, ku bashkë me skuadrën, drejtues, trajnerë, fitues të medaljeve të argjenda është edhe i riu Foto Andoni. Për të ardhur pas një viti, në sfidën ndaj Këlnit, skuadra e parë e gjermano-perendimore kampione e Bundesligës, të sapo krijuar, në të parën përballje me një ekip shqiptar. 0-0 në Tiranë, një ndeshje plot emocion, një stadium i tejmbushur, për të parë Shumaker, Veber, Shturm, Overat dhe Loher. Një 90-minutësh ku Foto Andoni nuk do të aktivizohet, për të qenë në formacion pas dy javëve në Këln. E mërkurë 23 shtator, Këln-Partizani 2-0 (0-0). Partizani luan me këtë formacion: Janku, Deliallisi, Vaso, Frashëri, O.Mema, Shllaku, Ndini, F.Andoni, Pano, Jashari, T.Shehu.

ALI MEMA FOTO ANDONI VLLAZNIA

Me Vllazninë: Ali Mema i dyti dhe Foto Andoni i katërti nga e majta.

Trajner: L.Boriçi dhe R.Spahiu. Para 50.000 shikuesve në “Murngersdorfer Stadium”, ora 20.00, kishte interesim të madh. Boriçi aktivizon debutuesin Foto Andoni, sulmues anësor në vend të Krajës. Në rast barazimi, do të luhet e treta, në një fushë asnjanëse. Loja e Partizanit u duartrokit, ndërsa portieri Mikel Janku ishte më i miri në fushë. Në sulm u dallua Pano, nismëtar i çdo aksioni dhe i driblimeve mahnitëse, si dhe Andoni i palodhur bashkë me Ndinin në mesfushë.

DERBET ME DINAMON DHE 17 NËNTORIN

Ka qenë titullar në ato përballje epike me 17 Nëntorin dhe Dinamon. Por, dy janë ato më të rëndësishmet qëi përkasin historisë me Foto Andonin në fushë. Java e 7-të e kampionatit, 31 tetor 1965, ora 14.00 në “Qemal Stafa”, 17 Nëntori-Partizani, 15.000 spektatorë, ditë me diell, kohë shumë të mirë, drejton arbitri durrsak, Shazivar Gruda. Është takimi i njohur me “shembjen e stadiumit”. Partizani luan me këtë formacion: Janku, Vaso, Papadhopulli, Dingu, Rragami, Shllaku, Andoni, Pano, Haxhiu, Qolje, Karriqi. Trajner: Loro Boriçi.

Ndërsa 17 Nëntori hedh këta lojtarë në fushë: Bathorja, Frashëri, Halili, Kasmi, Bukoviku, Bytyçi, Bylyku, Xhaçka, Kazanxhi, Hyka, Ishka. Trajner: Myslim Alla. Pas një viti, sërish përballë në finalen e madhe për titullin kampion, pasi të dyja skuadrat e kanë përfunduar sezonin 1965-1966 me pikëtë barabarta (38). 12 qershor 19966, 17 Nëntori-Partizani 2-1 (0-0).

17 Nëntori luan me këtë formacion: Tafaj, Frashëri, Halili, O.Mema, A.Mema, Bylyku, Xhaçka (Gjoka), Bukoviku, Kazanxhi, Hyka, Ishka, ndërsa Partizani me emra si Janku, Deliallisi, S. Gjika Vaso, Rragami, Shllaku, Jashari, Andoni, Haxhiu, Pano, Shehu. Arbitra janë Ramiz Pregja, Grigor Shehu e Tomson Neviri. Shënojnë Kazanxhi 51’, Ishka 62’, Jashari 77’. 17 Nëntori konfirmohet kampion. Andoni do të mungojë në sfidën e përjashtimit, 17 Nëntori- Partizani (qershor 1967), pasi bashkë me Ali Memën, luajnë me Vllazninë.

NË KOMBËTARE DHE XHORXH BEST RIVAL

Foto Andoni grumbullohet nga trajneri Zyber Konçi në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Europianit në Tiranë, në sfidën e kthimit Shqipëri-Danimarkë, nëntor 1963. Ndonëse nuk do të luajë, është i pranishëm në grumbullim, veçanërisht në atë përballje historike me fitoren 1-0 falë golit të Panos në Tiranë. Pastaj ajo e rradhës ndaj Irlandës së Xhorxh Bestit për Botërorn “Angli ‘66, ku Shqipëria është në grupin 5, aty ku janë Irlanda e Veriut dhe Zvicra.

Nuk aktivizohet me Zvicrën, nuk udhëton as Belfast, ndërsa ndeshja në Tiranë është takimi fundit vendimtar në grup. Zvicra 9 pikë dhe Irlanda e Veriut me 7. Krahas barazimit të madh me Xhorxh Best në kulmin e famës së tij, do të kujtohet edhe për golin spektakolar të Zhegës, që eliminoi britanikët në “Qemal Stafa” dhe në botërorin anglez shkoI Zvicra.

Tiranë, e mërkurë, 24 nëntor, Shqipëri-Irlandë e Veriut 1-1 (0-0), Shqipëria luan me këtë formacion: Janku, Frashëri, Halili, Kasmi, A.Mema, Shllaku, F.Andoni, R.Rragami, Zhega, Haxhiu, Rudi. Trajner: Loro Boriçi. Shënues: Irvain 58’, Zhega 77’. Shikues: 22.000. Në stol është riulur Loro Boriçi, ndërsa nuk luan Pano i dëmtuar dhe në formacion rikthehen Gëzim Kasmi, Mexhit Haxhiu e Medin Zhega. Debutojnë elbasanasi Bashkim Rudi e Andoni i Partizanit, 19-vjeç.

NË BEOGRAD, ATY KU ISHTE MË I MIRI

Shqipëri-Jugosllavi në vitin 1967 janë të parat dhe të fundit midis dy kombëtareve nën diktaturë, të zhvilluara në një atmosferë të rëndë politike. Jugosllavia ishte një skuadër e madhe me Dragan Xhaiç, më i miri në “Euro 1968”. Në sfidën e parë, në maj të 1967, Andoni është i Vllaznisë dhe nuk do të luajë në Tiranë, në atë fitore 2-0 të Jugosllavisë, në kthim, e dielë 12 nëntor 1967. Jugosllavi-Shqipëri 4-0 (1-0) dhe Shqipëria luan me këtë formacion: Rama, Xhafa, Jorgaqi Vaso, A.Mema, Rragami, Bizi, Shllaku (Kap), Andoni, Pano, Zhega, L.Boriçi.

Në Beograd trajneri Loro Boriçi krahas debutimit të portierit Jani Rama, Gani Xhafës dhe Frederik Jorgaqit, do të rikthejë në formacion edhe Foto Andonin, Sabah Bizin e Medin Zhegën. Në stadiumin “Armata” në Beograd, Foto Andoni do të jetë lojtari më i mirë për kuqezinjë. Më pas do të grumbullohet edhe për sfidën me RFGjermane, atë të dhjetorit 1967, por nuk do të aktivizohet.

NDESHJET NË KUPËN BALLKANIKE

Nga të paktat veprimtari me dytri ndeshje, vajtje-ardhje, ato sfida kanë qenë një luks i madh në ato vite për lojtarë e trajnerë e klube. 28 maj 1966, Partizani-Çerno More 2-0. Partizani aktivizon këta lojtarë: Janku, Deliallisi, Gjika, Vaso, Rragami, Shllaku, Jashari (Karriqi), Pano, Andoni, Haxhiu, Shehu. Minuta e 49-të, Andoni merr një aksion individual në krahun e djathtë, futet në thellësinë e mbrojtjes kundërshtare, i shmanget ndërhyrjes së kapitenit Atanasov dhe kroson me forcë për tokë përpara zones së portierit, që tentoi ta kapte topin, por i rrëshqiti dhe Tomorr Shehu i gatshëm, e përcolli në rrjetë për 1-0.

Golin e dytë e shënoi Mexhit Haxhiu. Nëntor 1966, Partizani-UTA Arad (Rumani) 2-0. Partizani ka këtë formacion: Janku, M.Gjika, S.Gjika, Vaso, A.Mema, Shule, Andoni, Rragami, Bizi, Pano, Karriqi. Bizi udhëheq lojën e Partizanit, duke shpërndarë topat te Pano, Andoni e Karriqi. Shënojnë Bizi me gjysëmrrofeshatë dhe Rraganmi me penallti. Më 1967, skuadra do të udhëtojë drejt Stambollit, por pa Foto Andonin.

TRANSFERIMI NË SHKODËR

Viti 1967 do të jetë i vecantë për karrierën dhe jetën e Foto Andonit. Në janar ai do të trasferohet në Shkodër, për të kryer pjesën e mbetur të shërbimit ushtarak. Me të është edhe Ali Mema që vjen nga 17 Nëntori, si dhe Bujar Kapexhiu në zborin 6- mujor.

Me Ali Memën, te Vllaznia do të qëndrojnë deri në fund të 1967-ës, ku do të gjejnë një skuadër me lojtarë të njohur nga Z.Dani, Çapaliku, K.Gjoni, Dedja, Gjergji, Hoxha, Puka, Lekaj, Komi, Bizi, Qeraj, që drejtohet nga i mirënjohuri Xhevdet Shaqiri. Të dy janë të mirëpritur, admirohen nga tifozët vendës. 1967-ta nis me “Kupa e 500-Vjetorit të “Skenderbeut”, pastaj kampionati kombëtar faza e fytë, që do të mbyllet me Vllazninë në vendin e gjashtë dhe Dinamon kampione në tavolinë, pas përjashtimit të 17 Nëntorit e Partizanit.

Në fund të muajit gusht, në harkun e një jave, Foto Andoni do të veshë dy fanella, kur fillimisht me Vllazninë do të jetë në Rumani, në një turne miqësor, duke u aktivizuar titullar në takimet 1-1 e 3-5, dhe pas pak ditëve, do të rimerret provizorisht nga Partizani për Kupën Ballkanike, në sfidën Partizani-Fenerbahçe 2-0. Atë edicion nuk ka pjesëmarrje në Kupën e Kampioneve, as fillim tradicional të kampionatit, por shtatori do të nis me një kupë të FSHFsë, me skuadrat e ndara në dy grupe. Në finale Dinamo-Vllaznia, e cila në gjysëmfinale në Tiranë, ka eliminuar 17 Nëntorin, pas rezultatit 2-2, ku Andoni është protagonist në golin e dytë të barazimit shkodran.

Ndërkohë, në Korçë nis grumbullimi i ekipit kombëtar, për ndeshjet Jugosllavi-Shqipëri në tetor dhe Shqipëri-RFGjermane, në dhjetor, ku si kontigjent i Vllaznisë janë Sabah Bizi, Foto Andoni e Ali Mema. Në fund të vitit, Vllaznia do të luajë në Shkodër për Kupën Ballkanike me Cerno Moren e Varnës (Bullgari), por Andoni s’figuron në formacion.

Ai largohet nga Vllaznia me një bilanc të kënaqshëm, i aktivizuar në formacionin shkodran në mënyrë sistematike. Në shtator 1967 është pjesë e Partizanit, madje titullar, ndonëse luhet per një kupë. Te Partizani, pas përjashtimit nga kampionati, në klub gjen një situatë të rënduar. Skuadra ka tri sezone që nuk merr trofe, pasi ajo periudhë dominohet nga 17 Nëntori, si protagonist absolut.

HISTORIA ME ALI MEMËN DHE BRAKTISJA

Një histori që i ndan, por edhe i bashkon. I ndan fakti se Andoni ishte i Partizanit dhe Ali Mema i 17 Nëntorit. Në fushë përballë në sfidat derbi të kohës, në finalen e 66-tës, 17 Nëntori-Partizani 2-1. Pastaj bashkë me të njëjtën fanellë, atë të Partizanit në Kupën Ballkanike kundër UTA Arad dhe me atë të Vllaznisë nga nga janari 1967 deri në shtator. Foto Andoni do të mungojë në sfidën e përjashtimit, 17 Nëntori-Partizani, qershor 1967, pasi bashkë me Ali Memën luajnë me Vllazninë. Viti 1968 do të jetë i braktisjes. Nga Partizani te Vllaznia dhe ndarja e shpejtë, befasuese, e papritur me klubin, mjedisin sportiv, futbollisët, drejtues, tifozë, admirues të tij.

Si një rrufe në qiellin e hapur, pa lënë asnjë gjurmë. Motivet janë disa, gjithçka nën zë, asgjë e deklaruar, komentuar apo bërë publike. Një apartament i premtuar, i pa dhënë dhe i zvarritur nga klubi mund të jetë një shkak. Një tjetër alternativë mbetet teatri, pasi ai adhuronte, ishte tejet i lidhur, dashamirës, lexues, interpertues, admirues i artit skenik, një pasion i njohur i tij, të cilin e shprehte kudo, në qëndrime, grumbullime me shokët e skuadrës, miq, gjithmonë me dëshirën për t’u bërë një aktor.

Kjo, nisur edhe nga miqësia me të mirënjohurin regjisor Kujtim Spahivogli. Një tjetër shkak mund të jetë bërë mosmarrja në Turqi në Kupën Ballkanike, 1967, Fenerbahçe-Partizani 3-2, kur e zbritën nga avioni dhe në vendin e tij shkoi një tjetër futbollist. Pakënaqësia, kur e dërguan të kryente pjesën e mbetur të shërbimin ushtarak në Shkodër, që nuk e përtypi.

URDHRI I PETRIT DUMES

Pastaj për Andonin erdhi edhe “akuza” se dëshironte të luante me 17 Nëntorin. Një takim i tij me Petrit Dumen, në shtëpinë e këtij të fundit, kur pyetjes së gjeneralit, ai iu përgjigj: “Dorëzoj çantën, kurrë nuk e bëj një gjë të tillë”. Shtator 1968, në turin e parë të Kupës së Kupave, pas fitores 1-0 në Tiranë (gol Shaqiri), pas dy javësh para nisjes për në Torino, në tentatavat e vazhdueshme për të mos e humbur Foto Andonin, Petrit Dume ka urdhëruar të merret në Itali, ashtu edhe pa stërvitje.

Një grup, miq të tij, i kanë vajtur në shtëpi, duke i komunikuar urdhrin dashamirës të Dumes, për të udhëtuar në Itali me skuadër, e pas diskutimeve, Andoni u është bindur lutjeve të trajnerit Refik Resmja dhe mikut të tij Neptun Bajko, duke i premtuar. Ata janë larguar, ndërsa ai nuk është kthyer më. Për të fiksuar ndarjen përfundimtare me Partizanin, futbollin. Këtu do të ndërpritet karriera si futbollist e Foto Andonit, për të nisur atë artistike. Por edhe ajo nuk do të zgjasë, shoqëruar me një fund të shpejtë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"