Olimpiadat ndër vite, ja ata që ndryshuan historinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2024 | 21:47

Olimpiadat ndër vite, ja ata që ndryshuan historinë

NGA UVIL ZAJMI

640px-Uvil_Zajmi

Janë sportistë që ndryshuan historinë dhe u bënë protagonist absolutë të olimpia dave ndër vite. Bëhet fjalë për ata që me vendosën rekorde të jashtëzakonshme. Për lexuesit e gazetës, pasionantët dhe nostalgjikët e olimpiadave, “Panorama Sport” do të rikthejë sot ata që tronditën botën e sportit, veçanërisht me ngjarje të regjistruara në shekullin e kaluar.

Nga maratonisti Abebe Bikila te kërcyesit Bob Bimen dhe Dik Fosburi, e deri te notari Mark Spitz. Por ka edhe të tjerë, që i takojnë historisë, të ndarë në epokave. Mbi të gjithë notari Majkëll Felps, i cili vendosi një rekord në sportin e tij.

BIKILA, MARATONISTI FANTASTIK I “TOKIO 1960”

Jemi në olimpiadën “Tokio 1960” dhe në një natë të nxehtë në Romë, teksa djali i një rojtari shtang botën, duke shkruar historinë edhe të Afrikës. Atë mbrëmje, rrugët e kryeqytetit italian janë të mbushura plot me njerëz që duartrokasin maratonistët që po vrapojnë. Ndërsa punonjësit e rendit tentojnë të mbajnë rregull, një atlet etiopian, me numër 11, Abebe Bikila, i veshur me pantallona të kuqe e kanatiere të zezë, po konkuro me favoritin e asaj maratone, marokenin Rhadi Ben Abdeselam, si dhe me sovjetikët e fortë në garën më të vështirë të lojërave olimpike.

bikilaaaa

Atleti nga Etiopia, Shambel Abebe Bikila, në olimpiadën “Romë 1960”

Por, në atë mbrëmje, në atë garë të gjatë dhe dramatike, fitues do të jetë një i panjohur, duke thyer rekordin e çekut Emil Zatopek, të vendosur tetë vite më parë në Helsinki. Gjithçka u pa mbi një kilometër para finishit, kur Bikila nisi të shkëputej, duke rritur ritmim e vrapimit, e ngritur duart lart në shenjë triumfi, ndërsa pret shirtin e mbërritjes. Jo vetëm arriti i pari, por njëkohësisht ai është edhe i pari afrikan me ngjyrë (etiopian) që fiton medaljen e artë në Lojërt Olimpike. Bikila vendosi një rekord të ri botëror me 2 orë, 15 minuta e 16 sekonda.

Një triumf i bujshëm, jo vetëm nga fakti se Bikila ishte krejtësisht i panjohur, por edhe se gjatë garës kishte vrapuar këmbëzbathur. Ai e kishte marrë këtë vendim, pasi këpucët e tij të garës ishin të konsumuara dhe nga frika se do t’i krijonin flluska në këmbë, i hoqi. Kjo shtoi kurreshtjen, teksa një afrikan këmbëzbathur fitoi maratonën, duke vrapuar 25 kilometra e 385 metra pa këpucë në asfaltin e ndezuar të Romës. Një fitore që i kaloi e dhe kufinjtë e vendit të tij. Ishte 54 kile dhe 1.65 metra i gjatë, ndërsa fillimet në vrapime i kishte të hershme. I lindur më 1932, në Jato, djali i një rojtari, kur në moshë të re, pasi është trasferuar në kryeqytetin Adis Abeba, do të shërbejë në Trupin e Rojës Mbretrëore, me privilegjin dhe rolin prestigjoz të ruante asokohe imeratorin Haile Selasie. Pikërisht këtu, kur është 24 vjeç, do të zbulohet talenti tij nga trajneri suedez, Onni Niskanen, që shërbente në qeverinë etiopiane për të stërvitur ushtarakët. Ai e përgatiti Bikilën për në maratonë, ndonëse nuk vlerësohej më i mirë në Etiopi, pasi ishte Uami Biratu, që konsiderohej favorit për në Lojrat Olimpike të Romës. Mirëpo, pak ditë para tyre, Birati do të sëmuret dhe nuk do të nisej.

Kur Bikila u kthye në qytetin e origjinës, diktatori Haile Selasie e kishte shpallur Ylli i Etiopisë, duke e dekoruar edhe me gradën e oficerit. Ai mori si dhuratë një shtëpi të re dhe një makinë “Volsvagen”, ndërsa ishte 28 vjeç. Triumfi Bikilës do të konsolidohej në “Tokio 1964”, si i pari maratonist që do të mbrojë titullin olimpik, duke triumfuar sërish dhe marrë dy medalje të arta radhzi olimpike. Bashkë me gjermanin Valdemar Cierpinski dhe kenianin Eliud Kipçoge janë tre maratonistët që kanë fituar radhazi dy herë. Në Tokio, Bikila vrapoi me këpucë, kur vetëm 40 ditë më parë, i ishte nënshtruar një ndërhyrje urgjente kirurgjikale. Ndonëse i kishin mbetur pak javë për të ardhur në formë, ka vrapuar duke vendosur një tjetër rekord botëror me 2 orë 12 minuta dhe 11 sekonda.

Bikila fitoi 12 nga 13 maratonat ndërkombëtare në vitet 1960-1966. Në Olimpiadën “Meksikë 1968”, ai u tërhoq pas kilometrit të 18-të i dëmtuar në këmbë. Por vetëm pesë vite nga triumfi i dytë olimpik, një fatkeqësi do e godiste, kur në marsin e 1969-ës, ndërsa ishte në makinën e tij, ai do të jetë viktimë e një aksidenti rrugor që do e paralizojë nga qafa e poshtë. Në karrocën me rrota, ai filloi të praktikojë pjesëmarrjet në gara paraolimpike në pingpong dhe gjuatje me hark. U nda nga jeta më 25 tetor 1973, në moshën 41-vjeçare.

KËRCIMI “FOSBURI” NË “MEKSIKË 1968”

Olimpiada “Meksikë 1968” dhe më shumë se një gjysmë shekulli ka kaluar, kur në pedanën e kërcimit së larti për meshkuj u pa për herë të parë një stil ri dhe jo i zakonshmi, “kërcimi Brumel”, emri i sovjetikut të njohur në këtë specialitet. Ishte një amerikan, me profesion inxhinier, atlet, Dik Fosburi, që pas kësaj olimpiade dhe kërcimit rekord të tij, së larti do të njihej “kërcimi Fusburi”, duke mbetur i tillë dhe që aplkohet me shumë sukses edhe sot e kësaj dite.

fosburi

Riçard Doglas Fosburi gjatë olimpiadës “Meksikë 1968

I lindur në Portland (SHBA), më 6 mars 1947, shtatlartë 1.93 metra, 83 kile, Riçard Fosburi do të vendosë një rekord origjinal 2.24 metra në Lojërat Olimpike të Meksikës. Do të jetë pikërisht ky që do të shpikë “Fosbury Flop”, një teknikë të re, me të cilën kërcyesi pasi ka bërë vetëm tetë hapa vrapim, kërcen dhe me forcën e duarve, duke rrotulluar trupin mbi stekë, e kaluar atë me shpinë, për të ndryshuar përfundimisht stilin kërcimin në këtë disiplinë.

Kjo u praktikua në garat kombëtare, duke i befasuar të gjithë e fituar titullin kampion në SHBA, ndërsa ai do të sigurojë kualifikimin për në Lojarat Olimpike “Meksikë 1968”. Fosburi do të shkëlqejë dhe surprizojë tërë botën sportve të atletikës, falë demonstrimit të një mënyre të re, duke marrë medaljen olimpike me 2.24 metra. Ndonëse fillimisht u kritikua, në harkun e pak viteve, stili i kërcimit së larti, ai Fosburi, do të gjejë një përhapje masive dhe të gjithë kërcyesit do të përshtaten duke apikuar atë formë kërcimi së larti.

Në garën e kërcimit në “Meskikë 1968”, Fosburi do të përdorë dy këpucë me ngjyra të ndryshme: Hipoteza që mund t’i këtë përdoror për efekt marketingu do të bjerë, e përgenjështruar nga vetë Fosburi, i cili do të shpjegojë se përdorimi i dy getave, këpucëve me ngjyrave të ndryshme, do e ndihmonin për të qenë më i sigurtë dhe për të patur një shtytje sa më të mirë drejt lartësisë me këmbën e djathtë. Fosburi do të tërhiqet në vitin 1969, duke mos marrë pjesë në Lojërat Olimpike “Mynih 1972”.

Në vitin 1981, emri i tij do të vendoset në National Track & Field Hall of Fame. Me profesion inxhinier, Dik Fosburi do të ndahet nga jeta më 12 mars 2023, në moshën 76-vjecare, duke lënë pas emrin, stilin që i dha famë, rekordet dhe dy fëmijë. Ai transformoi stilin e kërcimit së larti për meshkuj, që gjithashtu u aplikua edhe nga femrat në të gjithë botë. Edhe sot me “Fosbury Flop” kërcehet në olimpiada.

BOB BIMEN, “MBRETI” I KËRCIMIT SË GJATI

Robert Bob Bimen, i lindur në Nju Jork, më 29 gusht 1946, konsiderohet ndër atletët më të famshëm e më të mëdhnej në historinë e atletikës, veçanërisht të Olimpiadave. Shtatlartë 1.91 metra, 70 kile, kampion olimpik, mbajtës i rekordit botëror në kërcimin së gjati, nga viti 1968 deri më 1991, me 8 metra e 90 centimetra, kur në “Meksikë 1968”, kërcimi i tij fantastik shtangu një botë sportive.

bimen

I rritur jetim me nënën e ndarë nga jeta nga tuberkulozi në moshë të re, me një adoleshëncë duke u angazhuar me sport, në vrapime, kërcime dhe basketboll. Një talent, që nuk do të vonojë të shafqet kur do të nisë studimet në Universitetin e Teksasit, aty ku do të dallohet edhe si një atlet. Seleksionohet në grupin e atletëve amerikanë për në Lojrat Olimpike të “Meksikë 1968”, kur më 18 tetor, ndërsa po afrohet fillimi i garës, në stadium do të shpërthejë një fortunë dhe provat do të zhvillohen në një pedanë nën provokimin e erës.

Bashkë me shqetësimet nga lartësia mbi nivelin e detit, era ka bërë që të dështojnë në kërcimin e parë japonezi Jamada, xhamaikani Bruks dhe gjermani perëndimor Bashert. Me numër 254, Bimen ishte i katërti në listën e kërcimit.

Një vrapim i shpejtë, një fluturim i gjatë në ajër, të ngjashme si dy kërcime të një kanguri, dy tre lëvizje me duart si në kanotazh dhe rënia në rërë. Menjëherë do të konstatohet që amerikani ka kryer një kërcim të jashëtzakonshëm.

Gjyqtarët e ngarkuar për matjen e distancës, do të vrapojnë ta ndërrojnë mjetin matës, pasi ai është për një distancë të shkurtër. Për të matur largësinë e kërcimit, kanë ardhur specilistë dhe është përdorur dekametër, një material i vjetër metalik, një mjet që praktikohet në raste urgjente, por që kërkon një kohë të gjatë pritje deri në përcaktim. Më në fund, në tabelën e shkëlqyer elektronike të stadiumit, do të dalin shifrat e pabesueshme: 8.90 metra. Një klithmë e madhe nga tribunat, ndërsa Bimen nga ana e tij ende nuk e ka kuptuar. Do të jetë Ralf Boston që do t’i shpjegojë që kërcimi i tij kishte kaluar diçka të afërt me 29 këmbë amerikanë, që e kanë befasuar Bimenin, duke reaguar me gëzim dhe kërcejë si i çmendur për t’u ulur në gjunjë dhe puthur terrenin.

bimen2

Menjëherë ka nisur një shi i rrëmbyeshëm dhe të bëjë shumë ftohtë. Rekordi tij botëror do të rezistojë gati për 23 vjet, duke u vlersuar si një nga pesë rekordet botërore më të mëdhenj të historisë së shekullit XX. Para kërcimit të Bob Bimenit, rekordi ishte përmirësuar 13 herë nga viti 1901, me në mesaatre nga 6 deri në 15 cm. Kërcimi me të cilin Bob Bimen morri medaljen e artë, kishte një diferencë prej 55 cm. Pas garës, ish-kampioni olimpik Lyn Dejvis, do t’i deklaronte Bimenit:

“Ti e shkatërrove këtë disiplinë sportive”. Ndërsa në zhargonin e gjuhës së atletikës së lehtë, u përdor shprehja “beamonesco”, që jepte kuptimin e një kërcimi spektakolar. I rikthyer nga Meksiko dhe në universitet, Bimen ka nisur të luajë basketboll, madje duke kaluar në profesionizëm, e mnduar se kishte të dhëna për këtë sport, por për probleme fizike, do të ndalet shpejt prej tij. Rekordi i Bob Bimentit do të thyhet me 30 gusht 1990, kur Majkëll Pouell, do të kërcejë 8.95 metra në kampionatin botëror të Tokios. Por edhe 50 vjet më vonë, ende kërcimi i Bob Bimenit në “Meksikë 1968”, ka mbetur rekord olimpik, i konsideruar si rezulalti i dytë më i mirë botëror i të gjithë kohërave.

Katër vite deri në Lojërat “Mynih 1972”, për Bimenin janë vite të shoqëruara me famë, konsum, 7 televizorë të blerë, 32 këpucë, një dollap me veshje dhe një veturë Kadillac të kuqe, duke shpenzuar para pa fund. Në këto rrethana ai do të fillojë stërvitjen për “Mynih 1972”, por diçka nuk funksionon në kërcimet e tij, veçanërisht në pamundësinë për ta përdorur mirë këmbën e djathtë, e cila i premtonte të të merrte fluturimin si në 1968. Duke mos arritur edhe kualifikimin, skuadra amerikane do të nisej për në Gjermani pa të. Për vite, Bimen vijon të kërcejë, por duke mos kaluar as 8 metra. Rezultati i tij i fundit, do të ishte 7.90 metra.

MARK SPITZ, BRILANT NË “MYNIH 1972”

Fitues i 7 medaljeve olimpike në një olimpiadë, atë “Mynih 1972”. Një shifër rekord e thyer vetëm nga një tjetër amerikan, notari Majkëll Felps, që arrin të fitojë 8 medalje ari në Olimpiadën “Pekin 2008”. Mark Spitz do të vendosë rekord të ri në të shtatë garat të cilat konkurroi në atë veprimtari, një rekord i pa thyer nga asnjë notar deri më sot.

spitz

Mark Spitz gjatë olimpiadës “Mynih 1972”

Ndërkohë që Majkëll Felps në 2008 ne Pekin, arriti të regjistrojë shtatë rekorde në tetë gara, duke mos thyer rekordin olimpik në stilin flutur. Shtatlartë 1.83 metra, Mark Spitz, duke i shtuar edhe medaljet në stafetë të fituar në Olipiadën “Meksikë 1968”, në total ai është fitues i 9 medaljeve të arta, një argjendi dhe një bronxi. Bashkë me 5 të arta të marra në Lojrat Panamarikane, 31 tituj në Amateur Athletick Union dhe 8 të tillë në NCAA. I cilësuar si notari i vitit në 1969, 1971, 1972, emri i tij është në “Internatioanal Sëimming Hall of Fame”.

I lindur në një familje hebreje në Kaliforni, djali i parë i tre fëmijëve, më 1968 merr pjesë në të parën Olimiadë, që është edhe e para për të, “Meksikë 1968”. Bashkë me shokët e tjerë të skuadrës, Spitz fiton dy tituj: Në stafetë 4×100 dhe 4×200 m stil i lirë. Duke mbrritur i dyti në 100 metra flutur dhe i treti në 100 metra stil ilirë. Pavarësisht nga këto rezultate, Spitz do të mbetet i zhgënjyer, nisur nga deklaratat që kishte bërë duke parashikuar fitimin e 5 medaljeve të arta në atë Olimpiadë, të cilët ai i kishte marrë një vit më parë në Lojërat Panamerikane më 1967.

Katër vite më vonë, në Mynih, Spitz do të triumfojë duke rimarrë shtatë medalje të arta. Me rëndësinë e veçantë dhe që e jep më shumë vlera asaj arritjeje, është fakt se Spitz do të vendos në çdo garë ku ai është fitues rekord të ri botëror, (100 m e 20 m stil I lirë, 100 e 200 m stil flutur, 4×100, 4×200 m stil i lirë dhe 4×100 stil i përzier). Është vetëm 22 vjeç dhe Spitz do ta braktisë sportin pas këtyre lojërave dhe kthimit në SHBA.

Në moshën 41-vjeçare Sptiz do të tenojë të rikthehet në veprimtari olimpike, si në Lojërat “Barcelonë 1992”, kur producenti i kinematografisë Bud Greenspan, do t’i ofrojë një shumë prej 1 milionë dollar, nëse do të mund të realizonte objektivin. Por, në garat e zhvilluara para olimpiadës, Spitz nuk mundi të realizojë kohën e mjaftueshme në garat kualifikuese. I lindur më 10 shkurt 1950, babai i dy fëmijëve Matheus e Justin Spitz, sot Mark Spitz është 74 vjeç, jeton me bashkëshorten në Los Anxheles në Kailiforni (SHBA).

NGA BOKSIERI KLEI, TE LEGJENDA FELPS

Nga specialistët gjithmonë shtrohet pyetja: Cili është sportisti që ka fituar më shumë medalje të arta në Olimpiadat e zhvilluara deri tani? Mark Spitz, Karl Ljuis, Usain Bolt apo Majkëll Felps? Të gjithë janë shumë larg, madje me diferencë të madhe nga notari Majkëll Felps, fitues i 23 medaljeve të arta. I konsideruar “shigjeta apo plumbi i Baltimorës”, ai është sportisti olimpik më shumë i dekoruar në historinë e tyre, me 28 në total, ndër të cilat 23 të arta.

felps

Notari rekordmen amerikan, Majkëll Felps

Një rekord i vendosur fillimisht në Lojërat Olimpike Londër 2012 dhe të përmirësuara më pas në “Rio de Zhaniero” më 2016, duke thyer rekordin e gjimnastes sovjetike Larisa Latynian me 18 medalje. Një ndër kolosët e sportit, boksieri Kasius Klei në olimpiadë e ka nisur karrierën brilante, si kampion olimpik, medalje e artë në Lojërat Olimpike “Romë 1960”. Sprintieri italian, Pietro Menea, rusi Valeri Borzov, në 100 e 200 metra, duke i sfiduar e marrë medaljet e arta atyre amerikanë. Stefka Kostandinova, bullgarja elegante e kërcimit së larti, kampione olimpike dhe fituesja e medaljes së artë në “Atlanta 1996”.

kasius klei

Bokseri Kasius Klei gjatë olimpiadës “Romë 1960”

E konsideruar kërcyesja më e madhe e të gjithë kohrave, me rekordin e saj botëror të vendosur në Romë më 1987 me 2.09 metra, i cili do të rezistojë për 30 vite, i thyer pak kohë më parë nga atletja ukrainase Yaroslava Mahuchikh në “Daimond League” në Paris me 2.10 metra.

Në karrierën e saj Kostandinova e ka kaluar lartësinë 2.05 metra për 21 herë, një tjetër rekord edhe ky. Sergei Bubka, kampioni olimpik, medalje e artë “Seul 1988” në kërcimin me shkop. 6 herë radhazi kampion në këtë specialitet në periudhën 1983-1997, me kuotën 6.15 metra, që do të rezistojë deri më 2014. Karl Ljuis në “Los Anxheles 1984”, ka fituar katër medalje të arta, 100, 200 me kërcim së gjati dhe stafet 4×100, e barazuar rekordin olimpik të Ovens, “Berlin 1936”.

PËRJASHTIMET PREJ GJESTEVE ME MEDALJET

Ka edhe ngjarje të tjera, që kanë lënë gjurmë: Respekti për Olimpiadat duhet të dëshmohet nga çdo sportit, nga respekti, principet e sportit, në të kundërtën, kur FIFA dhe UEFA mbyllin njërin sy, si në rastin kur në ceremoninë pas finales, “Euro 2020”, dhe humbjes me Italinë, anglezët i hoqën menjëherë medaljet nga qafa, ndryshe CIO, që jep ndëshkime të rënda, me veprime antisportive të sportisitëve medaljerë, gjatë ceremonisë së marrjes së tyre, duke i përjashtuar përgjithmonë. Mjafton t’i referohesh Lojrave “Barcelonë 1992”, kur peshëngritësi, rusi Ibragim Samadov, refuzoi që t’i varej medalja në qafë, duke e marrë në dorë dhe lëshuar më pas në tokë.

I larguar me vërshëllima, Samadok do të skualifikohet përgjithmonë, pavarësisht nga faljet që kërkoi. Një rast analoag, me të tillë reagim edhe nga mundësi suedez, Ara Abrahamian, në olimpiadën “Pekin 2008”. Në garën greko-romane, ai akuzoi për një arbitrim të njëanshëm dhe korrupsion organizatorët. Pasi ka marrë medaljen, ai do ta heqë menjëherë nga qafa, duke zbritur nga podium dhe e vendosur atë në tapetin e garave.

Do të skualifikohet menjëherë, ndonëse më 2009, do të falet, por Abrahamian e kishte lënë sportin. Në 1968, në Meksikë ajo që kujtohet edhe sot, në çdo ceremoni medalje, është çasti kur amerikanët Tomi Smith rekordmen, i pari që zbriti kohën nën 20 sekonda në 200 metra dhe Xhon Karlos, gjatë himnit, do të ngrejnë grushtin lart, në shenjë proteste kundër racizmit, duke mbajtur një dorezë të zezë në njërën dorë. Do të përjashtohen nga ekipi amerikan.

Një sjellje e tillë edhe nga gjimnastja çeke Vera Caslavska, e ndodhur në podium me fituesen sovejtike, Larisa Petrik, gjatë himnit do të refuzojë të shohë flamurin sovjetik në shenjë proteste ndaj pushtimit të Çekosllovakisë nga rusët. 12 vite endjeje do t’i kushtojë ky veprim. Në olimpiadën 1968, pasi ka marrë pjesë në tre edicione si një skuadër, Gjermania do të konkurojë e ndarë në dy: Lindje dhe perëndim, pavarësisht se flamuri dhe himni ishin të njëjta.

Ndarja zyrtare do të jetë pas katër viteve dhe për kuriozitet në tokën gjermane, në Lojërat Olimpike 1972 në Mynih. Po në “Meksikë 1968”, për herë të parë për pistat e vrapimit u përdor një material i ri: tartani. Në po atë olimpiadë, japonezi Akinori Nakayama, do të marrë katër medalje të arta, në hekur, paralele, paralel të shkallëzuar dhe garën ekipore. Sollëm disa raste, por janë histori që nuk kanë fund. Ulrike Meyfarth (Gjermania Lindore), në kërcimin së larti, mbetet më e reja kampione olimpike në garat individuale të atletikës së lehtë në një olimpiadë.

Në turneun e basketbollit, ekipi amerikan kishte regjistruar 63 fitore radhazi në Olimpiada, nisur nga 1936, e ndërperë në Mynih ’72, nga Bashkimi Sovjetik, e shënuar si ndeshje më e çuditshmja në historinë e basketbollit botëror. Një tjetër rekordmen është boksieri kubanez, Teofilo Stevenson, që fiton tre tituj olimpikë radhazi (1972, 1976, 1980).

Një tjetër gjimnaste, Olga Korbut, sovjetike, protagoniste e admiruar nga publiku. Ugandezi John Akii Bua në 400 metra me pengesa, është i pari sportist ugandeza që ka fituar një medalje të artë. 16 vjeçarja australiane, notarja Shane Gould është fituesja e tri medaljeve të arta në 200, 400 stil i lirë, 200 m i përzier, si dhe dy medaljeve, 1 argjendi dhe 1 bronxi. Në “Paris 2024”, në garën e kërcimit me shkop, suedezi Armanad Duplantis me 6.26 regjistron një rekord absolut. Histori pa fund me olimpiadën që vijon me befasi!

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"