Spikat derbi i kryeqytetit dhe Vllaznia-Egnatia. Ndeshje të “zjarrta” në Superiore, mësoni axhendën e javës së 22-të
Java e 22-të e Superiores ka të garantuar emocionet në çdo sfidë. Do të spikasin ndër të tjera dy ndeshje, që luhen për kreun e futbollit shqiptar.
Kështu Partizani pret Dinamon, ndërsa Vllaznia luan përballë Egnatias. Në anën tjetër gjithçka do të nisë me Bylis-Tirana, që luhet për fundin e tabelës.
Skënderbeu-Teuta dhe Elbasani-Laçi janë po ashtu dy takime që do të kenë interesin e tyre.
Gjithçka do të ndahet në dy ditë dhe tre orare të ndryshme.
Java e 21-të e Superiores
E shtunë, 25 janar
Bylis – Tirana, ora 13:30 (“Adush Muça”)
Partizani – Dinamo, ora 16:30 (“Arena e Demave”)
Skënderbeu – Teuta, ora 16:30 (Stadiumi i Skënderbeut)
E diel, 26 janar
Elbasani – Laçi, ora 17:00 (“Elbasan Arena”)
Vllaznia – Egnatia, ora 17:00 (“Loro Boriçi”)
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"