Spikati me pritjet në Durrës, Alia: Skënderbeu s’po kalon moment pozitiv, dua të jap një mesazh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2024 | 19:46

Spikati me pritjet në Durrës, Alia: Skënderbeu s’po kalon moment pozitiv, dua të jap një mesazh

Skënderbeu barazoi 1 me 1 përballë Teutës. Meritë për pikën e marrë nga korçarët në Durrës pati dhe portieri Alia që spikati me pritjet e tij.

bandicam 2024-11-09 19-45-06-296

Marko Alia shprehu pas ndeshjes:

“E dinim se ndeshje e vështirë për ne në këtë fushë, gjithmonë kur kam ardhur këtu kam humbur gjithmonë, kam bërë disa ndeshje dhe me kombëtaren këtu dhe kam humbur gjithmonë. Prandaj rezultat pozitiv i parë dhe jam shumë i lumtur për paraqitjen personale dhe ekipin që dha maksimumin në fushë.

Kur jemi te dhoma para ndeshjes, i them mbrojtësva të lëmë sulmuesin të godasë që të kënaqem dhe unë(qesh). Nuk po kalojmë moment pozitiv, duhet reagim, dua të jap një mesazh dhe ndihmë për të reaguar dhe për të kapur sa më shumë pikë, që të dalim nga situata.

Ndeshjet me Vllazninë dhe Partizanin morëm vetëm dy gola dhe nuk bëmë asnjë goditje. Janë ndeshje që një portier nuk ka shumë çfarë të bëjë. Qëllimi im të jem i përqëndruar 90 minuta.

Gërshetat ishin shumë të vështira për t’u mbajtur dhe s’po duroja më. Dhe mjekrën e kam hequr që të dukem më i vogël(qesh)”, u shpreh Alia për RTSH.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"