Sportingu nuk ka harruar, gjyq me Interin për 30 milionë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2024 | 14:02

Sportingu nuk ka harruar, gjyq me Interin për 30 milionë euro

Zhoao Mario nuk është më lojtar i Interit prej 5 vitesh, por emri i tij vazhdon të dëgjohet ende në korridoret e zikaltërve për një çështje që i ka rrënjët në vitin 2021.

zhoao mario

Tre vite më parë, zikaltrit prishën kontratën me mesfushorin portugez, i cili u transferua te Benfik. Mirëpo, Sportingu i Lisbonës, skuadër nga e cila Interi bleu Zhoao Marion në vitin 2016 ka mbështetur idenë se manovra e bërë ka aktivizuar një klauzolë që ka qenë prezente në kontratën e futbollistit me Interin.

Pra zikaltrit nuk mund ta transferonin Zhoao Marion në një ekip tjetër portugez pa paguar 30 milionë euro. Për këtë motiv ka 3 vite që Sportingu i Lisbonës lufton ditë pas dite në gjykatat sportive për të kërkuar 30 milionë euro. Luzitanët e kanë çuar çështjen në KAS.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"