Stadiumi drejt “Sold Out”-it, por ka ende bileta të kripura për sfidën me Ukrainën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2024 | 11:13

Stadiumi drejt “Sold Out”-it, por ka ende bileta të kripura për sfidën me Ukrainën

Në shtator të këtij viti, Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit mori një vendim për rritjen e çmimeve të biletave për ndeshjet që Kombëtarja kishte në axhendë për të luajtur në shtëpi.

tifozat kuqezi

Tribunat përballë pësuan një rritje duke shkuar në tri sektorë në qendër me çmim 10 mijë lekë të reja. Një çmim i kripur mund të themi dhe kjo është pasqyruar edhe nga kërkesat. Kombëtarja është ende në garë për vendin e parë në grup dhe takimi i sotëm me Ukrainën është vendimtar.

Kjo ka bërë që ato sektorë të kenë ende bileta dhe nëse do të hynim në faqen zyrtare të shitjeve të biletave do ta shohim diçka të tillë. Megjithatë, edhe disa copë të mbetura që deri në orarin e ndeshjes pritet të shiten dhe stadiumi “Arena Kombëtare” do të jetë në kapacitet të plotë pasi në çdo sektor tjetër, biletat kanë avulluar.

str-logo

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"