Stadiumi “Santiago Bernabeu”, humbjet më të mëdha të Realit kundër Barcelonës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2024 | 14:49

Stadiumi “Santiago Bernabeu”, humbjet më të mëdha të Realit kundër Barcelonës

Barcelona mori një fitore të madhe mbrëmë kundër Real Madrid. Katalanasit fituan 0 me 4 në stadiumin “Santiago Bernabeu”. Kjo është dhe një prej fitoreve më të thella të Barcelonës në stadiumin e rivalëve të përjetëshme.

barcelona

Në vitin 1926 është humbja e parë e thellë. Barcelona fitonte 2 me 5 në një ndeshje të vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Mbretit.

Më e thella është ajo në kampionat, kur ishte viti 2009. Barcelona e kohëve të arta fitonte 2 me 6 në Bernabeu. Më poshtë iu sjellim dhe një renditje të përballjeve, që janë fituar me rezultat më të thellë.

Historiku i përballjeve më të thella që Barceloan ka fituar në “Santiago Bernabeu”

Viti 1926: 2-5

Viti 1974: 0-5

Viti 1984: 0-3

Viti 1986: 0-4

Viti 2005: 0-3

Viti 2009: 2-6

Viti 2015: 0-4

Viti 2017: 0-3

Viti 2019: 0-3

Viti 2022: 0-4

Viti 2024: 0-4

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"