Starton Botërori i Mundjes në Tiranë, Prizreni: Vit historik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2024 | 13:29

Starton Botërori i Mundjes në Tiranë, Prizreni: Vit historik

Federata Shqiptare e Mundjes prej disa vitesh ka sjellë në vendin tonë kompeticione shumë të rëndësishme ndërkombëtare të këtij sporti, ndërsa dje për herë ta parë ka nisur edhe Kampionati Botëror U-23, si dhe ai për të rritur në peshat jo olimpike. Një aktivitet, i organizuar nga FSHM-ja që po mbahet në sallën “Feti Borova” të Parkut Olimpik në Tiranë, me pjesëmarrje të 2300 sportistëve dhe trajnerëve nga 80 shtete.

mund

Dje u zhvilluan edhe duelet e ditës së mbarë, ndërsa në mbrëmje u mbajt gjithashtu edhe ceremonia e hapjes së aktivitetit, ku i pranishëm ishte edhe zv.presidenti Federatës Botërore të Mundjes, Theodoros Hamakos. Ky i fundit falënderoi FSHM-në dhe Komitetin Olimpik për bashkëpunimin në këtë organizim, të cilin Hamakos e quajti perfekt. Ndërkohë në prononnga 4 trajnerë. Ky organizim madhor do të mbyllet më 27 tetor, datë kur do të mbahet edhe Kongresi Botëror i Mundjes.

Një ngjarje që do të sjellë në Shqipëri 200 delegatë nga 117 shtete të botës, të cilët janë figurat më të njohura të sportit të Mundjes. cimin e tij gjatë fjalimit hapës, presidenti i FSHM-së, Sahit Prizreni, e quajti një vit historik për Shqipërinë, duke lidhur organizimet ndërkombëtare me dy medaljet e para olimpike të vendit tonë, që kanë ardhur pikërisht nga mundja.

“Viti më i suksesshëm në historinë e mundjes shqiptare me medaljet e bronzit që erdhën nga Olimpiada e Parisit. Vlerësoj punën dhe sakrificat që bënë sportistët. Mundja krenohet me veprimtaritë madhore që bën”, u shpreh ndër tjera Prizreni.

Në ditën e parë mundësit e Shqipërisë nuk arritën që të linin shumë gjurmë në garat e tyre, teksa Ardit Zeneli dhe Daniel Dajani u eliminuan që në duelet e para në Botërorin U-23. Në kampionatin U-23 dhe në Botërorin për të rritur Shqipëria do të përfaqësohen nga një ekip plotë prej 22 sportistësh, të drejtuar nga 4 trajnerë. Ky organizim madhor do të mbyllet më 27 tetor, datë kur do të mbahet edhe Kongresi Botëror i Mundjes. Një ngjarje që do të sjellë në Shqipëri 200 delegatë nga 117 shtete të botës, të cilët janë figurat më të njohura të sportit të Mundjes.

ff

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"