Postuar: Qershor 24, 2024 | 23:19
Statistika e veçantë e Shqipërisë kundër Spanjës, ibërikët nuk e mbyllnin kështu ndeshjen që nga viti 2016
Shqipëria u mund me shifrat 1-0 nga Spanja në ndeshjen e fundit në grupin e saj të Euro 2024. Një sfidë që u dominua në mbajtjen e topit nga spanjollët , të cilët krijuan edhe më shumë raste, por me kuqezinjtë që e mposhtën në tentativat drejt portës.
Sipas vetë UEFA-s, Spanja pësoi më shumë gjuajtje në katërkëndor nga Shqipëria, 4 të tilla, sesa realizoi vetë, 3.
Kjo është hera e parë që iberikëve u ndodh një gjë e tillë në Europianë, ku regjistron më pak gjuajtje në portë se sa kundërshtari, që kur ndeshej me Italinë në vitin 2016.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"