Statistika/ Interi tremb me mbrojtje, Lajpcigu rival “i… panjohur”
* Deri tani, Interi është përballur me 13 skuadra gjermane në kompeticionet europiane, por ky do të jetë takimi i parë me skuadrën e Lajpcigut.
* Interi ka fituar vetëm 3 nga 11 ndeshjet e fundit në Champions me klubet gjermane. Një barazim dhe 7 humbje. Ka humbur gjithashtu edhe 2 sfidat e fundit si ndeshjen e vajtjes dhe të ardhjes me Bajernin në sezonin 2022-2023.
* Për Lajpcigun do të jetë transferta e parë kundër një klubi italian në Champions. Ata kanë fituar 2 ndeshjet e luajtura në shtëpinë e tyre kundër ekipeve italiane në kompeticionet italiane (të dyja në Europa Ligë duke fituar 3-1 me Napolin dhe 2-0 me Atalantën).
* Interi është i pamposhtur në 11 ndeshjet e luajtura në shtëpi në Champions me 9 fitore dhe 2 barazime. Gjatë kësaj kohe ka grumbulluar 9 ndeshje pa pësuar gol. Kjo është ecuria e dytë më e gjatë shtëpiake në historinë e klubit. E para është me 28 rezultate pozitive të vlefshme nga sezoni 1963 deri në 2002.
* Lajcigu ka humbur 4 ndeshjet e luajtura në këtë Champions për herë të parë në këtë fazë të Champions-it. Nëse humbet kundër Interit, klubi gjerman mund të barazojë ecurinë më të gjatë negative të historisë.
* Interi nuk ka pësuar ende asnjë gol në këtë Champions. Nëse do të mbajë portën të paprekur ndaj Lajpcigut do të bëhet klubi i parë që nuk pëson gol në 5 ndeshjet e para në Champions që nga Junajtid i sezonit 2010-2011.
* Lajpcigu ka humbur 9 pikë kur e ka nisur ndeshjen në situatë avantazhi në këtë Champions. Ka humbur 3 ndeshjet kur ka shënuar gol i pari (Atletiko, Juve dhe Sëlltik). Asnjë ekip nuk ka humbur 4 ndeshje pasi ka shënuar golin e parë në Champions.
* Jan Zomer ka pritur 14 goditjet që ka pasur deri tani në portën e tij në këtë Champions. Zomer është ai që ka evituar të paktën 3 gola të sigurt bashkë me Gazanigën dhe Çevalier.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"