Statistika/ Premier Liga rikthehet me… Liverpul-Çelsi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2024 | 15:51

Statistika/ Premier Liga rikthehet me… Liverpul-Çelsi

Premier Liga rikthehet menjëherë me një ndeshje të madhe siç është përballja e kryesuesve të Liverpulit me Çelsin. Liverpuli është i pamposhtur në 6 ndeshjet e tyre të fundit në Premier Ligë me Blutë e Londrës, pavarësisht se pesë prej tyre kanë përfunduar në barazim.

Liverpul celsi

“Reds”-at kanë humbur vetëm dy nga 19 ndeshjet e tyre të fundit të kampionatit kundër tyre: 7 fitore, 10 barazime. Arne Slot ka humbur vetëm një ndeshje këtë sezon, atë në shtëpi kundër Notingem Forestit, ndërsa ka fituar të tjerat. Në kampionat, ata kanë pësuar më pak gola (2) dhe e kanë ruajtur portën e paprekur më shumë (5 ndeshje) se çdo skuadër tjetër në Premier Ligë këtë sezon.

Liverpuli dhe Çelsi janë të vetmet klube që kanë një rekord 100% pozitiv të ndeshjeve në transfertë në Premier Ligë këtë sezon: 3 fitore nga 3. Mohamed Salah është përfshirë në 11 gola në 10 ndeshjet e tij këtë sezon në të gjitha kompeticionet, me 6 gola të shënuar dhe 5 asiste. Asnjë lojtar i Premier Ligës nuk është përfshirë në më shumë: në 11 gola është përfshirë gjithashtu Kol Palmeri dhe Erling Halandi. Ndërsa Diogo Zhota ka shënuar 13 gola në 16 ndeshjet e tij të fundit titullar në “Anfield” në të gjitha kompeticionet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"